E Diel, 1 Nëntor 2026

ERE raporton në komision: Çmimi i energjisë, i njëjtë

Situata e rënduar energjitike nuk do të ndryshoj çmimin e energjisë për konsumatorët.

Kreu i Entit Rregullator të energjisë elektrike Sokol Ramadani gjatë raportimit në komision e Veprimtarisë Prodhuese deklaroi se për 3 vjet do të jetë i njëjtë dhe nëse do të ketë rishikim do të jetë vetëm midis kompanive pa prekur çmimin për qytetarët.
 

Gjatë raportimit të kreut të ERE në komision pati një sërë diskutimesh dhe opozita u largua prej seancës duke akuzuar për një raport jo real.
 

Sipas kreut të ERE një ndër problemet energjitike në vend është rrjeti i amortizuar. Sipas Ramadanit tashmë pritet që të nisin edhe investimet për përmirësimin e situatës.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›