E Diel, 1 Nëntor 2026

Milena Harito: Këmbëngulja për të mbajtur pushtetin me çdo kusht ka rrënuar gjithnjë Shqipërinë

Share

Milena Harito mund të konsiderohet ndër shqiptaret e para që nisi punë në profesionin e saj, pas largimit nga Shqipëria, fill pas rënies së regjimit komunist. Studente me medalje ari në informatikë, ajo zgjodhi Francën, ku në prill të vitit 1991, nisi punën si inxhiniere informatike. Vetëm një vit më pas, vendosi të heqë dorë nga puna dhe fitimin ta investojë në studime më të larta master, e pastaj doktoraturë në shkencat informatike. Rezultatet e shkëlqyera në këto studime i dhanë mundësinë të pranohet në qendrën më të madhe të inovacionit për telekomunikacionet në Europë. Më pas u promovua si anëtare e drejtorisë së strategjisë së kolosit France Telecom, një strukturë e ngushtë mendjesh të përzgjedhura përmes një procesi të thellë analitik, që drejton të gjitha rrjetet e telekomunikacioneve franceze, me një xhiro vjetore 50 miliardë euro

Pas një largimi të gjatë ju jeni rishfaqur në Shqipëri me një libër për politikën. Çfarë ju shtyu të shkruani librin Pesha e pushtetit ndërkohë që politika nuk duket të ketë lidhje me profesionin tuaj?

Arsyeja e thellë dhe e përhershme është padyshim së pari interesi për vendlindjen,  thirrja e të parëve e përforcuar nga vetëdija e një përkatësie të pashlyeshme shoqërore, që më shtyn herë pas here drejt pjesëmarrjes në debatet publike me një kontribut modest shkrimesh në shtyp. Por edhe më konkretisht sëkëlldia nga dasia deri në urrejtje e ushqyer midis palëve në arenën politike. Kisha dëshirë të bëja diçka, sado të vogël,  për të demistifikuar rolet e luajtura deri tani nga krerët ë shtetit, rolet e « zotave shpëtimtarë» që  kanë qënë miti ynë i madh. Dëshiroja të konfrontoja me realitetin idenë që ky apo ai « e shpëton » Shqipërinë, « e rregullon » situatën. Ndërkohë që në demokraci askush nuk mund e nuk duhet të jetë i plotfuqishëm, as kreu i shtetit apo qeverisë.  Secilit i duhet të ndërtojë diçka duke dhënë e duke marrë në raporte forcash me shumë të tjerë. Megjithatë më ngjan se ekuilibri,  i  cili është vendimtar në këto raporte forcash, shpesh ka munguar sidomos vitet e fundit.

Karriera juaj në Francë është një rrugëtim i admirueshëm jo vetëm për një shqiptare që u nis drejt Francës si emigrante, por edhe për këdoqoftë në profesionin tuaj. Sa i ngjan ajo që ju jeni sot, asaj që ju nxiti të largoheshit nga Shqipëria kohë më parë?

Jo dhe aq do të thosha, por besoj se kjo është ë vërtetë për shumëkënd që jetoi jashtë Shqipërisë dhe u përball me realitete të tjera, të vërteta të tjera e pse jo edhe me dogma të tjera se çdo vend ka dogmat e veta. Sa për karrierën time përsëri nuk jam e vetmja që sot mund të thotë se ja doli. I shoh si të realizuar shumë shqiptarë që njësoj si unë u larguan për të ndjekur ëndrrat e tyre. Këtu fus edhe ata qindramijëra që skishin asgjë veç krahut të tyre të punës dhe dëshirës për një jetë të ndryshme dhe sot janë integruar në realitete të shumëllojshme, punojnë në mënyrë të ndershme dhe  rrisin falë punës së tyre fëmijë që edukohen,  shpesh me  rezultate të mira,  në shkollat e perëndimit. Përballja me një shoqëri ku kodet e sjelljes, raportet me tjetrin, institucionet, hapësirat gjeografikë dhe anonimiteti absolut brenda tyre, çdo gjë pa përjashtim ishte krejt e ndryshme nga Shqipëria e viteve 90, të detyron të ridimensionosh, nganjëherë rrënjësisht, gjithë bagazhin e sistemuar qysh në fëmijëri. Sigurisht ka njëlloj brutaliteti të dhimbshëm në këtë fenomen sepse sado i rritur të jesh,  gjendesh mu si ai fëmija që e hedhin në det pa kamardare. Do të notosh ske çbën, derisa të mësosh mirë notin dhe atëhere fiton një ndjesi të mrekullueshme sigurie dhe lirie njëkohësisht. Atë moment ska më asgjë të pamundur, sështë më bregu po horizonti që të tërheq papushim për të shkuar sa më larg. Mbase kjo ndjenjë sigurie brenda lirisë përbën dallimin më të madh midis asaj që isha dhe asaj që jam sot.

Çfarë kërkon të mbërrijë më tutje një grua shqiptare, nënë e dy fëmijëve që rriten në kushte besoj të mira, në një nga qytetet më të bukur të botës, profesioniste e realizuar tanimë në karrierën e saj, ndërkohë që mbeten ende shumë vite aktive përpara jush?

Çuditërisht ose aspak çuditërisht, kur mbërrin aty ku dikur mendoje se po të mbërrije sdo kërkoje më asgjë nga jeta jote, nis një pështjellim i ri dhe horizonti largohet përsëri. Nuk e di, po mua më duket se realizimi në karrierë është veç të tjerash edhe njëlloj përmbushje e detyrimit ndaj vetes, mënyra për ti provuar vetëvetes që je në gjendje të mbërrish aty ku do, je i zoti tia dalësh. Por kur kjo në njëfarë mënyre ndodh, kur ja ke dalë dhe siç thoni ju ke arritur të realizohesh aq sa profesionialisht të ndjehesh mirë dhe po ashtu familjarisht, si prind, të jesh në lartësinë e angazhimit të gjithanshëm ndaj fëmijëve, atëhere nganjëherë ke fatin ti shtrosh vetes jo më pyetjen Çduhet të bëj akoma?, por Po tani, çfarë dëshiroj të bëj?. Dhe dëshira më  rikthen vazhdimisht në Shqipëri, tek burimi, origjina, rrënjët e mia…

Ska dyshim se vetë angazhimi për të shkruar një libër si ai që ju shkruat tregon në njëfarë mënyre se megjithë rrugën që i keni hapur vetes përpara përmes arritjeve në profesion, në njëfarë mënyre ju e ktheni kokën edhe pas. Pse, sepse po të nisemi në mënyrë pak provokative nga përgjigja juaj sdini çtë bëni akoma në Francë apo ju tundon rruga nga dikur u nisët për të ikur, Shqipëria me një fjalë?

Eh, këtë sdi ta them ende me plot gojën por di me siguri që dëshira për të kontribuar në mënyrë të prekshme në një vënd që është në vlim të vazhdueshëm dhe për më tepër është vendi im, është vërtet tunduese. Do citoj një mik që më ka ngacmuar vazhdimisht në këtë pikë sa herë merrte vesh se ngjisja një shkallë në rrugën e karrierës sime profesionale në Francë dhe më përsëriste: Ja e more edhe këtë provim, ja e more edhe këtë promocion, po prapëseprapë këtu do të kthehesh se në Francë janë bërë të gjitha, kurse në Shqipëri ka kaq shumë gjëra për të ndërtuar, për ty që nuk jeton dot pa sfida. Nuk është krejtësisht e vërtetë sigurisht, edhe në Francë ka gjithnjë gjëra të reja për të bërë sidomos në fushën e teknologjive,  ku e reja ska të sosour. Por ështe gjithashtu e vërtetë që sfidat të duken më të rëndësishme kur kanë lidhje me vendin tënd dhe që transformimet e nevojshme në Shqipëri në vitet që vijnë lipset të jenë të jashtëzakonshme.

Po Shqipëria e sotme sa ngjan me Shqipërinë që ju keni parafytyruar për vitet 2000 në kohën kur u shemb regjimi komunist?

Pyetje e vështirë… besoj se në atë kohë kisha një vështrim naiv mbi të ardhmen e pasur, dhe të lumtur të Shqipërisë që dilte nga errësira e diktaturës. Por e mësuam shpejt që ndryshimi i sistemit që ndodhi brenda një jave fantastike, ishte vetëm fillimi i një rruge të thepisur shumëvjeçare. Të tjerë u ngjitën relativisht shpejt në të përpjetën e demokracisë drejt Bashkimit Euro

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›