Topalli: Rama për të përndjekurit, si Nexhmija
SHKODËR- Në Shkodër ështe kujtuar sot 2 prilli i vitit 1991, ku gjatë një proteste mbeten të vrarë katër dëshmorët e demokracisë.
Në një ceremoni në vecantë, në prani të kryetares së Parlamentit, Jozefina Topalli dhe drejtuesve të pushtetit lokal janë vendosur kurora me lule ne memorialin e deshmoreve; Arben Brocit, Nazmi Kryezit, Bujar Bishanakut dhe Besnik Cekes.
Topalli duke folur për mediat e ka vlerësuar këtë ditë jo vetëm për përkujtimin e atyre që u vranë për demokraci, por edhe për reflektim, në mënyrë të vecantë nga ana e opozitës. Ajo ka akuzuar drejtues të së majtës se reflektojnë të njëjtin qëndrim të paraardhësve të tyre.
Ky duhet të jetë moment reflektimi, aq më tepër kur mendon se qoftë edhe dje në një hartim të tij, ai që bën çdo ditë ciu-ciu në Twitter-in e tij, fliste për të përndjekurit, tamam siç fliste Nexhmije Hoxha 10 ditë më parë. Kjo të bën të mendosh se ata sa herë që bëjnë Re:Fressh kthehen 20 vite përpara. Gramoz Ruçi, thotë se nuk jam Gramoz Ruçi, Ministri i Brendshëm që urdhëroi ekzekutimin e këtyre katër të rinjve, 21 vite më parë. Edvin Rama thotë se nuk kam djali i Kristaq Ramës, i cili firmosi për varjen e poetit Avzi Nela, Fehmi Abdiu thotë se nuk jam ai që firmosi me dorën e tij ekzekutimin e Avzi Nelës dhe kështu me radhë të gjithë”, tha Topalli.