E Diel, 1 Nëntor 2026

I rrezikuari Fatmir Mediu: Dashuria PS- PD ia kalon çdo parade

Share

Ka disa ditë që Fatmir Mediu po shfaqet shumë i shqetësuar në media sa i përket reformës zgjedhore. Është e qartë se nëse nuk do fitojë një mandat deputeti, ai rrezikon të ndiqet penalisht dhe për këtë arsye po ngre zërin. Fillimisht e ka me të dy palët. Gjatë një interviste për GSH, ai thotë se dy partitë kryesore po tentojnë eliminimin e partive të vogla përmes reformës elektorale.

Është e vetmja çështje, që kanë një dashuri të madhe të dyja palët, e paparë ndonjëherë, ia kalon çdo parade tjetër dhe kjo është pikërisht për reformën zgjedhore, thotë Mediu.

Kreu i PR thotë se parlamenti do jetë si kurrë më parë me deputetë të emëruar.

Ish- ministri i Mbrojtjes i ka shpëtuar hetimit për Gërdecin duke përdorur imunitetin si deputet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›