ERE rrëzon kërkesën e OSSH për rritjen e çmimit të energjisë
Çmimi i energjisë elektrike për konsumatorin dhe biznesin nuk pritet të rritet në nivelin e kërkuar nga çekët e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes. Enti Rregullator i Energjisë ka hedhur poshtë shifrat e prezantura nga OSSH në lidhje me nivelin e humbjeve, duke i konsideruar ato si të ekzagjeruara dhe të paevidentuara. Pas analizës që ky ent i bëri humbjeve të energjisë në rrjet për vitin 2008, doli në përfundimin se ky nivel është 3,7 për qind më i ulët nga sa pretendon OSSH.
Humbjet më të mëdha në rrjet konstatohen tek konsumatorët familjarë, të cilët përbëjnë mëse 60 për qind të konsumit të energjisë elektrike. Por duke ditur se niveli i humbjeve është një prej elementeve kryesorë që mbështet kërkesën për rritjen e çmimit të energjisë, atëherë do të ketë pak gjasa që energjia vitin e ardhshëm të rritet me mesatarisht 20-23 përqind për të cilën kanë aplikuar çekët e OSSH-së shtatorin e këtij viti. Vendimi i Entit rregullator të Energjisë për mospranimin e nivelit të humbjeve prej 35,7 përqind është marrë 2 javë më parë dhe mësohet se është apeluar nga OSSH.