E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Turizmi, prioritet i katër viteve të ardhëshme

Zhvillimi i Turizmit mbetet një nga përparësitë e qeverisë në katër vitet e ardhëshme. Kjo ka qenë deklarata e zv/kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm Ilir Meta gjatë një konference për fillimin e vitit të ri akademik në Universitetin Europian të Turizmit.
“Zhvillimi i vendit nuk mund të kuptohet pa zhvillimin e turizmit. Në këtë katërvjeçar ai do të jetë prioritet i qeverisë.”
Sipas ministrit të Jashtëm prioritet mbetet mbrojtja e mjedisit si një kusht themelor për zhvillimin e turizmit si dhe rritja e kapaciteteve.
“Shqipëria ka bërë progres për sa i përket turizmit, por mbetet shumë akoma për të bërë përsa i përket shtimit të kapaciteteve.”
Zv/kryeministri Meta ka theksuar se pas liberalizmit të vizave me Bosnje Hercegovinën së shpejti do të shikohet dhe mundësia për liberalzimin me Serbinë për të siguruar kështu një numër më të madh turistësh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›