E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majko: Vizita e Metës në Beograd, e gabuar

Ai ka shtuar gjithashtu se një vizitës e ministrit të Jashtëm, Ilir Meta në Beograd, do të ishte e gabuar, pasi do të rriste prepotencën e Serbisë ndaj Kosovës.

“Mendoj se vizita e paralajmëruar e zotit Meta në Beograd, shumë miqësisht do të thoja se do të ishte një vizitë e gabuar, në vendin e gabuar, për arsye të gabuara pikërisht tani që Kosova dhe Prishtina zyrtare do të ballafaqohet me kundërshtarin e saj zyrtar në gjykatën e Hagës. E përsëris, miku jonë më i rëndësishëm dhe kyç në rajon për arsye shumë të kuptueshme dhe të dukshme nuk është Beogradi zyrtar, por Prishtina zyrtare”, theksoi Majko në emisionin “Kontrast” në Alsat.

Ai shtoi më tej se “Me të (me Kosovën) ne kemi filluar dhe shumë shpejt do të luajmë një rol specifik përsa i përket orientimit të politikave tona rajonale dhe më gjerë dhe mendoj do të jemi një dyshe shumë e mirë për të bërë lojën që duhet ta bëjmë, lojën e munguar deri më sot, ajo që quhet lojë e faktorit shqiptar në rajonin e Ballkanit".

Majko tha se shpresonte që Shqipëria tashmë të ketë në tryeze me palën serbe, çështjen e Preshevës dhe se është optimist që Tirana dhe Prishtina do të luajnë së bashku lojën e munguar në rajon.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›