E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mikalef: Jo bojkotit të institucioneve

Presidenti i Kongresit Vendor dhe Autoriteteve Rajonale të Këshillit të Evropës, Ian Mikalef, vetëm pak minuta përpara se të lerë tokën shqiptare ka bërë apel për bashkëpunim dhe dialog politik.
Ian Mikalef “Unë mund të them se ka pasur zhvillime në aspektet politike në Shqipëri. Sigurisht që ne duhet të vazhdojmë punën tonë për zhvillimin politik në këtë vend, por gjëja më e rëndësishme që mund të them, është ajo që duhet të arrihet një vullnet politik, një dialog për të vazhduar më tej, nga qeveria. Apeli im është, se siç e kam thënë, kur kam qenë këtu në 2007-ën, në zgjedhjet lokale, dialogu politk është mënyra më e mirë për partitë politike për të zgjidhur çdo çështje që mund të kenë. Qendrimi im është që ato sëbashku të arrijnë në një dialog në mënyrë që të arrijnë një jetesë më të mirë për qytetarët e Shqipërisë.”
I pyetur për pavarësinë e pushtetit lokal dhe atij vendor, Mikalef deklaroi se në asnjë rast nuk ka konstatime negative për procesin e decentralizimit në Shqipëri.
Ian Mikalef “Procesin e decentralizimit në Shqipëri e kam diskutuar me qeverinë, e po ashtu me opozitën. Shoh që gjërat po ecin me një trend pozitiv. Ka çështje të tjera me të cilat politika duhet të përballet dhe ato të gjejnë zgjidhje. Ne do të shohim problemet bazuar në procedurat që kemi në Këshillin e Europës, dhe do të raportojmë në rast se do kemi diçka që do të na duhet ta raportojmë. Por për mometnin, ka patur vetëm zhvillime pozitive. Mund të them se këtë e kemi përmendur në raprotin e 2006-ës dhe gjithashtu edhe raportin e Asamblesë këtu, kohët e fundit më duhet të them, në fund të 2008-ës. Nuk ka pasur asnjë raport që flet për cënimin e pushtetit lokal.
Ka disa deklarata apo pretendime të cilat duhen parë, por kur zhvillova bisedime me Presidentin e Republikës, kryeministrin dhe me ministrin Basha, konstatova se nuk ka asnjë vullnet nga qeveria, asnjë synim, për të ndërhyrë në autonominë e pushtetit lokal. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Nuk po them që çdo gjë është perfekte por siç themi ne në anglisht, në rast se ka vullnet, ka një mënyrë.
pra, në rast se ka një vullnet politik të qeverisë për të vazhduar në rrugën që siguron autonomi për pushtetin lokal, atëhërë këtë do ta kemi shumë shpejt në këtë vend.“
Një tjetër mesazh ai i ka drejtuar opozitës për bojkotin e zgjedhjeve të pjesshme vendore.
Ian Mikalef “ Bojktoti nuk është dekmoktraci në një vend demokratik. Gjëja që duhet bërë është të dialogosh. Ja pse kam thënë më parë…..?!, unë ju bëj thirrje, dhe kërkoj nga partitë politike dialog. Bojktoi nuk pritet mirë, nuk shihet me sy të mirë. Ne kemi rënë dakord me qeverinë se ne do jemi të ftuar si kongres për të monituruar zgjedhjet lokale të 09, jo sepse kemi ndonjë dyshim lidhur me procesin elektroral, në këtë vend, por sepse duam të jemi këtu të shikojmë mënyrën se si zhvillohen zgjedhjet.
Besoj se kur krahasojmë Shqipërinë me vendet e tjera të BE, konstatojme se është bërë shumë lidhur me rregjistrimin e votuesve dhe me listat e zgjedhjeve
Në këtë mënyrë kemi mjete eletronike dhe në rast ato janë aplikuar, Shqipëria është një ndër vendet që ka arritur shumë brenda një kohë të shkurtër, një përmirësim kur bëhet fjalë për identifikimin e votuesve, i cili është edhe aspekti më i rëndësishëm me të cilin duhet të përballesh në një proces elektoral.
Kështu që ne duam të jemi prezentë të dëshmojmë që Shqipëria ka bërë përpjekjet e saj dhe sërish mesazhi im është është se në rast se ka diçka që mund të jetë e gabuar në një proces zgjedhor, opozita ka të gjitha të drejtat dhe në rast se kjo e drejtë ekziston të kthejë në çështje gjyqësore e ta lërë gjykatën të vendosë. Sepse në një vend demokratik duhet të zbatohet pushteti i ligjit dhe për Këshullin e Europës, zbatimi i ligjit është një vlerë thelbësore.”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›