Ardhja e emigrantëve rikthen rastet me Covid-19/ Mjekja: Në Shkodër 4 raste pozitive, pritet rritje e tyre

Ardhja e emigrantëve për pushimet verore ka rikthyer edhe një herë në vemendje rastet e infektimeve më Covid-19. Këtë gjë e konfirmon Shefja e Epidemiologjisë në Shkodër, Dhurata Hysa e cila në një intervistë për RTSH Shkodra tha se që nga fillimi i muajit gusht nga testimet, kanë rezultuar 4 raste pozitive.
Mjekja Hysa sqaron se raste e infektimeve me Covid- 19 ka gjasa të rriten ditët në vijim kjo edhe si pasojë e grumbullimeve të emigrantëve në pikat turistike aty ku ka fluks të lartë pushuesish.
Në kushtet kur këto raste pritet të njohin rritje, Shefja e Epidemiologjisë thotë se “qytetarët duhet të kryejnë testime për të dalluar simptomat e Covid-19 të cilat janë gati të ngjashme me virozat”.
Ndër të tjera mjekja epidemiologe Dhurata Hysa thotë se aktualisht situata në Shkodër është e qëndrueshme dhe se po i kushtohet kujdes gjendjes në plazhe dhe pikat turistike malore.
Gazetar: M. Rakaj
/RTSH/