E Diel, 1 Nëntor 2026

ERMELA MEZURAJ: Së shpejti do më shihni si prezantuese në Portokalli

Për çdo ditë qëndrimi në Big Brother u shpërblye 1 milion lekë. Për 24-vjeçaren nga Vlora, Ermela Mezuraj, 100 ditët e kaluara në Big Brother 4 ia vlejtën, meqë ka në dorë çekun 100 milionë. Në lojë ka hyrë me strategji të mirëmenduar për të sfiduar të tjerët, duke u shpëtuar nominimeve të çdo jave. Thotë se ka shumë besim tek vetja, është e lindur për të komunikuar me publikun dhe në lojë do të dalë gjithnjë fitimtare. Në Big Brother 4 hyri për famë dhe për një të ardhme në televizion. Duket se nuk ka vonuar oferta për të qenë jo pak, por prezantuese e spektaklit të humorit Portokalli.
100 ditë nga jeta jote në Big Brother, si do të mund ti përshkruaje?
Unë i ka përjetuar si 100 ditë lufte, argëtimi, aventura dhe lodhje fizike më shumë se lodhje mendore, ndërkohë që kisha imagjinuar të kundërtën. Dhe disa kile të humbura në peshën time trupore.
Kishe ndërtuar një strategji në kokën tënde? Nëse po, si kishe menduar ti bëje humbës kundërshtarët e tu?
Në fakt, asnjëherë nuk kam fluturuar, dhe nuk kam menduar për shembull fustanin që do të vishja në natën finale, sepse i binte që të fluturoja, dhe gjithmonë nëse fluturon para kohe dhe bën plane në trurin tënd, ka rrezik të rrëzohesh.  I thashë vetes se me aftësinë që unë kam, duhet të gjej momentin e duhur kur kundërshtari shfaq pikën e tij të dobët. Dhe strategjia ishte kjo: Në fillim e sulmoja, më pas e bëja të binte në mendime, e vendosja në gjumë, e nxirrja në nomimin dhe i thoja Bye, bye! Nga loja e Big Brother del nëse bie në gjumë Pra, me strategjinë time i ktheja situatat gjithnjë në favorin tim, përfshirë këtu dhe sulmet e banorëve.
Pas daljes nga Big Brother 4, pohove se femra që ia ndieje rrezikun, pra që e pe si kundërshtare të fortë, ishte Neda. Sa e sinqertë u tregove kur u shprehe kështu?

Ermela dhe autori i Big Brother Rezart Aga

Jam treguar më se e sinqertë, por më duhet të ritheksoj kohën deri kur Nedën e kam parë si rrezik. Ka qenë ndoshta vetëm dy javët e para, deri në momentin kur kuptova që Neda po aktronte me fraza të bukura e fjali shabllone, që publiku i pëlqen. Ndaj, në një moment e ndieja si detyrë ti tregoja këtij publiku se çfarë po ndodhte brenda, dhe ta shprehja këtë gjë për të. Por kur Neda pa që kjo lojë e saj me fraza nuk po i ecte më, ajo la kartën e parë dhe vendosi të luante me kartën e dytë, atë të lidhjes me Ogrenin, me mendimin se do të funksiononte. Ishte një letër e luajtur mirë në momentin e duhur, por unë kam aftësi për ti kapur gjërat në ajër, dhe natyrisht që na bashkëjetesën time me Nedën do vinte momenti që unë tia çirrja atë maskë dhe e bëra
E pas daljes së Nedës, mes finalistëve ishte Ergysi, një nga banorët që po lakohej se mund të ishte fituesi. Natën e fundit të spektaklit në një moment i premtove atij se me paratë që do fitoje do i bëje disa dhurata. Ishte ironike nga ana jote?
Ergysit do ti blej një makinë rroje se e ka mjekrrën pak të gjatë (qesh). Në fakt unë ia thashë këtë për ta provokuar në momentin e spektaklit. Po e testoja se sa e priste ai fitoren duke i thënë që mos u mërzit se nëse fitoj unë do të blej makinë, e të tjera gjëra. Kur unë i thashë këtë gjë ai nuk reagoi fare, heshti
E shihje Ergysin realisht si kërcënim në momentin ngelët ju, Ogreni dhe Marieli
Për të qenë e sinqertë, Ergysin realisht nuk e kam parë asnjëherë si rrezikun që mund të merrte çmimin. Madje, mund të them se Ergysi u rendit i dyti, vetëm për faktin se u bë shok mua. Ai ia kishte parë leverdinë kësaj shoqërie me mua, ndërsa fitoi pikë po ashtu ngaqë doli kundër Ogrenit. Kjo do të thotë se ai ka qenë i vëmendshëm nga reagimet e publikut ndaj meje.
U takuat me Ergysin atë natë pas mbylljes së spektaklit, po gjatë kësaj jave?
Jo fare. Madje, atë natë e kërkova Ergysin ta takoja e ti jepja dorën, por nuk e gjeta. Ai as mori mundimin të më jepte dorën dhe të më uronte.
Ke pohuar brenda shtëpisë se ato para do ti përdorësh për të ndihmuar familjen, me problemet që ka. Mund të thuash diçka më shumë dhe për komentet për motrën në burg?
Po, më duheshin ato para,  sepse unë dhe familja ime jetojmë në një shtëpi me qira në Tiranë, për të cilën paguajmë çdo muaj tri rroga bashkë. Ndërkohë që operacioni kirurgjikal i nënës sime nuk ka përfunduar ende. Ndërsa për sa i përket motrës, mendoj që ajo nuk ka lidhje me këtë histori, ajo ka jetën e saj dhe është shumë mirë me shëndet.
Ke menduar ti bësh vetes një dhuratë me paratë që ke fituar?
Besoj se nuk do ngelet asgjë për mua, duke menduar se do blejmë një shtëpi dhe do pagujmë shpenzimet për operacionit e mamit.
Po pas kësaj, cilat janë planet e tua, është televizioni ambicia jote?
Besoj që po, pas disa eksperiencave që kam pasur më parë. E them këtë, pasi unë jam e lindur për të komunikuar me publikun.
Gjatë spektaklit moderatorja e Big Brother, Arbana Osmani, tha në një moment se po të presin në Portokalli. Ishte kjo një batutë nisur nga humori që të karakterizon, apo ka diçka të vërtetë në këtë mes?
Them se ka vërtetësi në këtë pohim të saj. Unë kur dola nga BB, pyeta nëse vërtet kishin menduar që drejtuesit e Portokallisë, do të mund të më merrnin për aktore në  spektaklin Portokalli, por më thanë që plani është për prezantuese të show-t të humorit. Nuk është bërë ndonjë bisedë zyrtare deri tani, por kaq kam marrë vesh unë personalisht.

Ermela: Çuditë e mbinatyrshme që provova në shtëpinë e BB

Tashmë ndihet si në një dyzim mes fantazisë dhe realitetit. Herë i duket se ka jetuar gjithë jetën në shtëpinë e «BB 4» dhe herë i duket se nuk ka qenë kurrë. Por kujton se 100 ditët në shtëpinë e vëzhguar u ndodhte të jetonin mes realitetit, ndjesive të forta dhe bestytnive. Ermela tregon gjithçka që ka përjetuar me telepatinë dhe deja vu-në :
Një flutur e madhe ndaloi pranë teje dy ditë para mbylljes së spektaklit. Thonë se është shpirti i një personi të dashur që sjeton më për të sjellë fat. Si e përjetove ?
Dy ditë para spektaklit, më ndaloi në duar një flutur shumë e madhe, aq e madhe sa kurrë më parë në jetën time nuk kisha parë një flutur të tillë. Mendoj që mund të ketë qenë shpirti i gjyshes ose i tezes që është ndarë nga jeta dy vite më parë, dhe që ka ardhur për të më ndihmuar. Në fillim, mendova që dhe nëse nuk fitoja, do e vendosja në kornizë dhe do ta quaja « Big Brother 4 » që ta kisha si kujtimin e jetës sime. U ndjeva e mahnitur.
Je supersticioze, i beson fatsjelljes së saj?
Në fakt, brenda shtëpisë së BB4, ku tensioni ishtë shumë i madh, bëhen të forta bestytnitë, ndjenjat, dëshirat.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›