Si të shmangim dhimbjet e Migrenës

Migrena është më e shpeshtë se diabeti, epilepsia dhe astma së bashku, ndërsa sulmet e migrenës nga Organizata Botërore e Shëndetësisë janë radhitur si të pakëndshme dhe janë krahasuar me demencën.
Cilat janë mitet që ndërlidhen me migrenën dhe si të zbuten ato?
Botoksi
Botoksi parandalon transmetimin e ndjenjës së dhimbjes deri në tru, mirëpo, sipas mjekëve, botoksi nuk është për të gjithë pacientët që vuajnë nga migrena.
Aspirina
Aspirina e lëngshme, e cila injektohet drejtpërsëdrejti në gjak, shihet si një terapi e besueshme. Mjekët nga spitali në Kaliforni theksojnë se ky është një tretman i lirë që mund ta zbutë vuajtjen e shumë pacientëve në mbarë botën. Mirëpo, sipas mjekëve, aspirina është një ilaç i vjetërsuar dhe duhet marrë parasysh efektet anësore të tij.
Largoni stresin
Stresi mund të nxitë migrenën, prandaj gjeni kohë të relaksoheni dhe të liroheni nga stresi. Edhe njerëzit që vuajnë nga depresioni ka mundësi të vuajnë nga migrena. Shumëçka mundet ta shkaktojë migrenën, siç janë pijet e gazuara, mungesa e gjumit apo kushtet klimaterike, por stresi është njëri ndër faktorët kyç.
Ushtrimet
Ushtrimet mund të jenë shkas i kokëdhimbjeve, por hulumtuesit theksojnë se ushtrimet mund të kenë ndikim pozitiv, madje edhe ta parandalojnë migrenën. “Një numër shumë i vogël njerëzish kanë dhimbje koke si pasojë e ushtrimeve. Kjo nuk do të thotë se duhet t’i ndërpresin ushtrimet, ngase kjo do të kishte efekt negativ për shëndetin në përgjithësi”, thonë mjekët.
Zvogëloni kafeinën
Sasia e tepruar e kafeinës mund ta shkaktojë migrenën. Disa ekspertët theksojnë se nuk do të duhej të konsumonit më shumë se 5 kafe, çaj apo koka-kola.
Seksi, shërues i migrenës
Libri “Pse gratë duhet të bëjnë seks” zbulon qindra gra të cilat kanë vuajtur nga migrena, ndërsa partnerin tyre e kishin dërguar në shtrat për të zbutur simptomat e tyre.
Mungesa e hekurit
Anemia mundet të shkaktojë migrenën, por ekzistojnë edhe disa arsye gjenetike, mirëpo kjo nuk është arsye e mjaftueshme për të pasur dhimbje koke.