Fundjava në Tiranë, qytetarët preferojnë shëtitijen tek liqeni
Jemi në ditët e para të muajit prill, por temperaturat e larta dhe dielli i shndërritshëm të bëjnë të mendosh se jemi në sezonin e verës.
Kjo e dielë e shndritshme duket se të fton për qetësi, për shëtitje, për ngrohtësi.E kur thua këto, destinacioni i parë që të shkon në mend është liqeni, i cili në fundjave është më i populluar se zakonisht.
Fëmijë, të moshuar, sportistë , janë vizitorët e kodrave të liqenit artificial që në orët e para të mëngjesit deri natën vonë. Tashmë veshjet e trasha i janë lënë dimrit duke ia lënë vendin bluzave të lehta me mengë të shkurtra, që më shumë ngjajnë si një përpjekje për të sjellë më shpejt verën. Pavaresisht motivit, vrapim, peshkim, apo ajër i pastër, të gjithë i mbledh i njëjti vend, liqeni. Por ka prej tyre që këtë të dielë të prillit e kanë shfrytëzuar për të marrë rrezet e para të diellit. Të tjerë më shumë se për vete vijnë tek liqeni për të shëtitur mikun e tyre me të mirë, qenin.
Kryeqytetasit duket se nuk i largohen dot traditës së tyre, për një ditë qetësi tek liqeni artificial.