ESTONI- Karis: Duhet të mendojmë se si t’i rivendosim marrëdhëniet me Moskën

TALIN, 27 prill /ATSH-ANSA/ – A do të ishim gati nëse lufta do të mbaronte sot apo nesër? Si duhet të përgjigjemi? Çfarë duhet të bëjmë? Çfarë duhet të bëjë Rusia? Duhet të përgatitemi tani”, deklaroi presidenti estonez Alar Karis.
Në intervistë, Karis tha se, ”ndërsa agresioni rus është i pamundur, Evropa duhet të pyesë veten se si t’i formësojë marrëdhëniet e saj të ardhshme me Rusinë”.
“Agresorët duhet të ndalen, por më pas marrëdhëniet duhet të rivlerësohen. Sigurisht, Rusia duhet të ndryshojë në mënyrë që marrëdhëniet normale të rivendosen”, shtoi politikani estonez.
Disa javë më parë, Karis ishte kritikuar ashpër për mbështetjen publike të nevojës për të emëruar një të dërguar special të BE-së për Rusinë, i ngarkuar me zhvillimin e një strategjie për rivendosjen e marrëdhënieve midis Evropës dhe Rusisë pas përfundimit të konfliktit. /os/