E Diel, 1 Nëntor 2026

BERLIN – Gjermania dhe BM-ja forcojnë bashkëpunimin për mineralet e rralla dhe IA-në

BERLIN, 27 prill /ATSH-DPA/- Gjermania dhe Britania e Madhe po thellojnë bashkëpunimin strategjik në fushën e mineraleve te rralla dhe inteligjencës artificiale (IA), në një përpjekje për të forcuar sigurinë ekonomike dhe konkurrueshmërinë globale pas Brexit-it.

Marrëveshja pritet të nënshkruhet nga sekretari britanik i Biznesit, Peter Kyle, dhe ministrja gjermane e Ekonomisë, Katherina Reiche gjatë një forumi ekonomik në Berlin.

Zyrtarët theksuan se mineralet e rralla janë thelbësore për sektorët strategjikë, ndërsa Evropa mbetet pas Kinës në prodhim, duke e bërë bashkëpunimin të domosdoshëm për sigurimin e furnizimeve.

Sipas palës gjermane, tregtia dypalëshe është stabilizuar pas Brexit-it, duke arritur në rreth 118 miliardë euro në vitin 2025, me Britaninë e Madhe që rikthehet mes partnerëve kryesorë tregtarë të Gjermanisë.

Dy vendet synojnë gjithashtu zgjerimin e bashkëpunimit në energji, mbrojtje dhe teknologji, si dhe koordinim më të ngushtë me Komisionin Evropian, për një kuadër të ri partneriteti.

Në të njëjtën kohë, Londra dhe Berlini do të intensifikojnë bashkëpunimin në inteligjencën artificiale, me synimin për të krijuar një ekosistem konkurrues përballë SHBA-së dhe Kinës. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›