ET duhej të ishte horror

Të gjithë e dimë rrëfimin simpatik për “jashtëtokësorin e vogël”, i cili në fund largohet nga shtëpia, por, ajo që nuk dimë është se regjisori, Steven Spielberg,fillimisht dëshironte që ky film të ishte i “frikshëm” e jo i “dhimbshëm”.
Në fakt, pas suksesit të madh të filmit “Takimi i Afërt”, Spielberg dëshironte që “të kthehej në gjithësi”, i inspiruar nga tregimet e fermerëve nga Kentucky, të cilët përbeheshin se po terrorizoheshin nga jashtëtokësorët.
Nga kolegu i tij, John Sayles, regjisori porositi skenarin për film, i cili do të quhej “Qielli i Natës”. Në film, jashtëtokësorët do të vrisnin njerëzit vetëm me prekje. Por, së shpejti i ra pishman, dhe vendosi që tregimin ta ndryshojë krejtësisht.
Shtëpia Filmike Columbia refuzoi ofetën e Steve Spielberg, kështu që ky mezi arriti disa të bindte shtëpinë tjetër, Universal, që të xhironte filmin (Spielberg nënshkroi kontratën që studios i jepte pesë përqind të fitimit të filmit, gjë që mjaftoi që Universal të fitonte më shumë sesa nga të gjithë filmat tjerë që i xhiroi ai vit).
Roli i parë në filmi iu dha Draw Barrimore, e cila asokohe ishte vetëm 6-vjeçare, dhe atë vetëm pasi që në audicion deklaroi se luan në punk grupin Purple People Eaters.
Edhe pse është gjë e zakonshme që gjatë xhirimeve aktorët dhe regjisori
“të kërcejnë nga skena në skenë”, gjegjësisht, që fundin e filmit mund ta xhirojnë në ditën e parë të xhirimeve, dhe anasjelltas, Spielberg kërkonte që filmit të xhirohet me radhë – skenë pas skene, në mënyrë që për aktorët – ku aktori kryesor kishte vetëm 6 vjeç – të ishte më lehtë që të mbanin mend “se çfarë kishin punuar një ditë më përpara”.
Ndryshe, vetë personazhi “E.T.” ishte inspiruar nga portretet e Albert Einstein, Ernest Hemingway, dhe Carl Sandburg.