E Diel, 1 Nëntor 2026

ETA i jep përfundimisht fund fushatës së armatosur

Në një komunikatë të siguruar ekskluzivisht nga BBC-ja, ETA i bëri thirrje qeverive spanjolle dhe franceze që të kundërpërgjigjen me “dialog direkt”.

Deklarata, nëse zbatohet, i jep fund fushatave të dhunës së ETA-s, të cilat zgjatën mbi 40 vjet dhe morën jetën e më shumë se 800 personave.

Qeveria spanjolle ende nuk ka dalë me një deklarim zyrtar lidhur me deklaratën e ETA-s.

Analistët janë të mendimit se qeveria spanjolle do të tregohet e kujdesshme dhe do t’i bëjë thirrje ETA përsëri që të çarmatoset dhe të shpërbëhet./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-10-20 19:22
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›