Ngulfatja e lirisë
Më 17 Shkurt 2008, shqiptarët krijuan shtetin e dytë, duke e imponuar këtë datë (pas 28 Nëntorit 1912) si ngjarjen më të madhe në historinë moderne të kombit. Kjo pjesë e kombit tashmë mund të thuhet se, më në fund, arriti ta pushtojë lirinë e gjakuar. Rrugët dhe mënyrat që u përdorën për ta realizuar këtë akt historik mbesin subjekt i analizave të stërholluara të fushave të ndryshme të dijes, para së gjithash të politikës si shkencë, historisë, filozofisë etj.
Por, shteti duhet ndërtuar dhe funksionalizuar për të qenë i tillë, çfarë u gjakua - në dobi të qytetarëve, sendërtim i lirisë. Pavarësia duhet materializuar nëpërmjet zhvillimit ekonomik dhe realizimit politik të qytetarëve. A mund të bëhet kjo duke qenë shtetasit e Republikës tërësisht të zhveshur, pa sovranitet?
Jemi dëshmitarë se tashmë në Kosovë ka tri qendra të pushtetit real. Ky konglomerat pushtetesh: ZNC/UNMIK/EULEX në njërën anë dhe qeveria e Kosovës, në anën tjetër, e bënë Republikën një lloj shteti sui generis. Të tillë atë nuk e gjen në asnjë prej teorive ekzistuese mbi shtetin. Komplikimi eksperimental me Kosovën e bën më të vështirë, për të mos thënë të pamundur, realizimin e vullnetit politik të qytetarëve. Natyrisht, edhe vetë realizimin e qytetarëve në rrafshin juridik dhe politik. Qytetari, si burim i rendit juridik, element përbërës i sovranitetit, pahetueshëm mbetet jashtë rendit juridik. Kjo gjendje, në të vërtetë, e ngulfat lirinë. Prandaj, konkludimi se më shumë se me shtet real, konstruktiv, kemi të bëjmë me paradoksin e sovranitetit të llojit homosacerian, nuk na rezulton i shpikur. Ky lloj i shtetit pa sovranitet përputhet plotësisht me vështrimin kritik, respektivisht të përmbysur të realitetit tonë politik. Ndërkaq, me këtë realitet politik perspektiva duket e zymtë. Shih për këtë, angazhimi i qytetarëve, para së gjithash i brezit të ri të "painfektuar" me virusin që prodhoi mendësinë nënshtruese dhe inferioritetin si fenomen frenues, në jetën reale politike, madje edhe në përputhje me rendin juridik të imponueshëm, shndërrohet në imperativ ekzistencial. Përmbysja e këtij rendi të imponueshëm, e vetëkuptueshme, nuk do të jetë e mundshme të bëhet nëpërmjet një farë revolucioni që do të bazohej në teoritë e majtizmit modern (ala Zhezhek), apo në ato të neoliberalizmit si koncept, që po vdes edhe atje ku u mëkua për më se dyzet vjet me radhë. Përkundrazi, Republika ka nevojë për mendësi të re politike, imponim të një tipi të demokracisë autoktone, pa rënë ndesh me filozofinë dhe vlerat mbi të cilat është ngritur Bashkimi Evropian, si lloj gjithashtu i veçantë i bashkimit politik. Por, a mund të llogaritet se terreni politik ekzistues do të lejonte inaugurimin e konceptit të demokracisë autoktone, me këto forca politike ekzistuese? Stili nënshtrues deri në neveri i bashkëpunimit, respektivisht varësisë politike që ka kultivuar pjesa më e madhe e nomenklaturës ekzistuese politike me faktorët ndërkombëtarë, na bën të qartë përgjigjen e mundshme.
Mënyra se si po qeveriset vendi, si po ngrihen institucionet e strukturat me peshë të shtetit (Ministria e Jashtme, FSK-ja, AKI-ja, Gjykata Kushtetuese…), si menaxhohet pakënaqësia e ligjshme e ish-ushtarëve të lirisë të flakur në rrugë (pas shuarjes së TMK-së), si u menaxhua greva e sindikalistëve të shëndetësisë…etj., flet shumë për inekzistencën e konceptit real shtetndërtues të koalicionit qeverisës. Në listën e publikuar me emrat e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, shih për këtë, i shohim edhe emrat e atyre juristëve (me tituj shkencorë e aureola prej akademikësh!) që kanë kontribuar shumë për ndryshimet kushtetuese të imponueshme të vitit 1989. Se si do ta mbrojë kjo kategori ish-kolaboratorësh shtetin e së drejtës, rendin demokratik dhe kushtetutshmërinë, është çështje për të cilën do të duhej shqetësuar jo vetëm institucionet më të larta të vendit, por edhe qytetarët e Republikës.
Shteti përbën një rend normativ. Ai është entiteti që ka monopolin e përdorimit të ligjshëm të dhunës brenda një shoqërie. Shteti, si institucion juridiko-politik i pakalueshëm në rendin ndërkombëtar dhe në vetë mbarështimin e interesave politike, ekonomike, sociale… të qytetarëve, ka nevojë për struktura funksionale, aparat drejtues të fuqishëm, administratë që është në shërbim të qytetarëve. Ndonjëri prej dikastereve të qeverisë do të mund të merrej si rast pozitiv dhe shembull model se, kur në krye të institucioneve vijnë njerëz adekuat e drejtues idealistë (MASHT-it, MTTK-së), bëhet edhe e pamundura e mundur. Në mungesë të strukturave drejtuese adekuate, administratës profesionale, siç është rasti te ne, shteti ka nevojë për idealistë, që nuk na mungojnë.
Mënyra e qeverisjes që po aplikohet edhe pas 17 Shkurtit jo vetëm që pamundëson ndërtimin e aparatit funksional qeverisës, por ua ngushton terrenin e veprimit edhe idealistëve më të mëdhenj. Ajo, në tërësinë e saj, është vetëmishërimi i shpërfaqjes së vrazhdësisë së pushtetit si ngulfatës i lirisë. Ndërkaq, qëndrimi indiferent i një lagjeje të madhe intelektualësh përballë këtij realiteti të hidhur, që e përmbys raportin e përmbajtjes së Republikës sonë në dobi të formës, para së gjithash për një lagje idealistësh tashmë të dëshmuar, do të duhej të ishte kambanë alarmi për veprim.