Ja përse jemi skllevër të cigares
Në Evropën Perëndimore,
sipas statistikave
të fundit një në 4 persona
pinë duhan, edhe
pse tashmë e dinë mirë se një
zakon i tillë po u merr ditët e jetës.
Ndërkohë, 7 ndër dhjetë duhanpirës
janë në kërkim të gjetjes
së mënyrave për ta lënë duhanin,
por në më të shumtën e rasteve e
kanë tmerrësisht të vështirë për
ta bërë një gjë të tillë. A mos vallë
janë të pavullnetshëm, apo të
pandërgjegjshëm. Çështja është
sigurisht shumë më komplekse
se kaq. Ja disa nga arsyet.
Varësia
Duhani krijon të njëjtën shkallë
varësie te përdoruesit sa edhe
heroina, kokaina, apo alkooli.
Të rrallë janë ata që arrijnë të
shijojnë vërtet cigaren e parë
dhe krijimi i varësisë, zakonisht,
ndodh për shkak të presionit të
shoqërisë. Nikotina, përbërësi
kryesor i duhanit, është një substancë
kimike më pak e dëmshme
se kafeina, e cila krijon gjithashtu
varësi. Industria e duhanit ka investuar
shumë që ta bëjë duhanin
sa më të tretshëm nga organizmi i
njeriut. Aktualisht, nikotina, duke
u përhapur nga enët e gjakut
mbërrin në tru brenda një kohe
prej 7 sekondash. Kjo përveçse
është e dëmshme dhe krijon një
varësi më të madhe, shkakton
edhe mosfunksionimin e çdo lloj
substance që përdoret për heqjen
e varësisë. Sapo nikotina mbërrin
në tru, receptorët e tij kanë aftësi
që të stimulojnë prodhimin e dopaminës,
substanca trunore që
na krijon gjendjen e kënaqësisë.
E ndërsa efekti i thithjes së parë
mbaron, njeriu ka nevojë për një
tjetër thithje, këtë herë jo për të
ndier kënaqësi, por për të hequr
simptomat e ankthit, nervozizmit
e depresionit, që shkaktohen
të gjitha nga nikotina. Ajo çka
njerëzit e përjetojnë fillimisht
si kënaqësi, apo relaksim është
një gënjeshtër, një kurth. Truri
mëson që ta tolerojë nikotinën
shumë shpejt. Për sa i përket
varësisë ka disa shkallë varësie
dhe kjo ka të bëjë me moshën
kur nis pirja e duhanit, sasia e
cigareve dhe mënyra e kalimit të
saj në mushkëri.
Depresioni i
padiagnostikuar
Nikotina është pa dyshim
një drogë që ka të bëjë me ndryshimin
e humorit dhe sipas
disa psikologëve ajo përmban
disa substanca antidepresive,
që shpesh janë shumë më të
efektshme se prozaku. Në vitin
2005, një klinikë në Britaninë e
Madhe, pas një sondazhi vuri re
probleme me depresionin. Sipas
tyre, pirja e duhanit ishte mënyra
e vetme për t‘u shoqërizuar. Mes
atyre që u diagnostikuan me çrregullime
ankthi, apo depresioni,
thuajse më shumë se gjysma
ishin duhanpirës të rregullt.
Shifra është shumë më e lartë te
skizofrenikët dhe ata me psikoza.
Kur këta persona e thithin duhanin
thellë dhe shpesh, për
shembull kjo ka një efekt shumë
qetësues, sepse në vetvete frymëmarrja
e shpeshtë dhe e thellë
është relaksuese, por nuk do të
thotë aspak se është nikotina ajo
që të qetëson. Të lësh duhanin
është një sfidë e vështirë, por
kur ia del mbanë arrin që të
kesh më shumë vetëbesim. Një
nga armiqtë më të mëdhenj të
njeriut është industria e duhanit
që gjithmonë i ka inkurajuar
duhanpirësit që të ndihen si një
pakicë e persekutuar.
Mungesa e
mbështetjes
Duhanpirësit përpiqen që të
heqin dorë shumë herë para se
kjo të ndodhë në të vërtetë, pra të
arrihet suksesi. Një numër i madh
e lënë përgjysmë përpjekjen duke
mos pasur besim te vetja se do t‘ia
dalin mbanë. Ka vende ku sipërmarrja
e lënies së duhanit është
individuale, por ka vende të tjera
ku ka organizata që të ofrojnë
ndihmë kur t‘i vendos të ndërmarrësh
hapin e madh. Në Britaninë
e Madhe po rritet gjithnjë
e më shumë numri i personave që
po e lënë duhanin falë ndihmës
së shoqatave të posaçme që kanë
një strategji të mirëfi lltë ku bëhen
bashkë meditimi, konsultat dhe
ilaçet e posaçme. Te këto të fundit
bën pjesë një medikament me
bazë nikotine NHS; Zyban një
antidepresant që ul ndjeshëm
ankthet dhe Champix, tableta
e fundit antiduhan misioni i së
cilës është reduktimi i nikotinës
në tru.
Dëshira për t‘u dukur
interesantë
Një nga sukseset më të mëdha
të fushatave kundër duhanpirjes
është bindja e njerëzve se duhani
bën që të mbash erë të keqe,
është antisocial dhe bën që të të
largohen njerëzit, pa përmendur
këtu dëmin që i shkakton shëndetit.
Ndërkohë, modeli i futur
nga mediat apo kinematografi a
ka qenë i kundërt, pra që duhani
është shenjë e virilitetit mashkullor
dhe elegancës femërore.
Industria e duhanit infi ltroi që në
fi llim në Hollivud dhe në industritë
e tjera kinematografi ke për
të krijuar dalëngadalë imazhin
që ka pasur cigarja, deri pak kohë
më parë. Industria e duhanit
arriti që të bindë producentët e
fi lmave hollivudianë që cigarja
ishte thelbësore për të skalitur
personazhe të ndryshme. Kështu,
një mashkull me një cigare ishte
më shumë rebel, më interesant
dhe më viril se një tjetër që nuk
pinte cigare, ndërsa në rastin
e femrave, një cigare në duart
e tyre i bënte më elegante dhe
joshëse. Edhe pse fushatat e vazhdueshme
antiduhan ia kanë
dalë që të prishin këtë imazh
të krijuar nga Hollivudi prej
dhjetëra vitesh, problemi më i
madh janë femrat që vazhdojnë
ende ta konsiderojnë duhanin si
pjesë përbërëse të sharmit dhe
elegancës së tyre. Për femrat,
një nga shkaqet e pirjes së duhanit
është edhe mbipesha, duke
qenë se nëse ato do të ndalonin
befas së piri duhan do të shtonin
dukshëm.
Mohimi
Asnjë shkencëtar sot nuk do
të guxonte që të deklaronte se
duhani nuk përbën rrezik për
shëndetin. Megjithatë, shumë
duhanpirës, vazhdojnë të bëjnë
strucin dhe të mendojnë se statistikat
nuk i përfshijnë dhe se janë
imunë. Këtë e bazojnë edhe në
shembujt e personave të moçëm
që pavarësisht përdorimit të duhanit
kanë pasur një jetë shumë të
gjatë e të shëndetshme. Kjo është
e vërtetë, por gjithsesi, bëhet fjalë
për një përjashtim, që njerëzit
bëjnë mirë të mos e marrin si
të vërtetë. Sipas specialistëve,
shumë njerëz e mohojnë rrezikshmërinë
e duhanit, sidomos kur
janë të rinj duke menduar se e
kanë jetën përpara dhe do të kenë
kohë ta lenë.
Zakoni
Shumë negative është edhe
rutina dhe të mësuarit me pirjen
e duhanit rregullisht, që jo
gjithmonë ka të bëjë me varësinë
direkte ndaj nikotinës. Duhani
shpesh shndërrohet në një zakon
të jetës së përditshme njësoj si të
ngrënët, të pirët, apo të larët. Dhe
të heqësh një zakon është po aq
e vështirë sa edhe të shmangësh
një varësi droge.
Situata shoqërore
Humbjet e ndryshme e shtojnë
fuqinë e nikotinës për ta
bërë personin të varur. Kështu, të
burgosurit janë duhanxhinjtë më
të mëdhenj. 9 në 10 pinë duhan
në mënyrë të rregullt. Po kështu,
të varur nga duhani janë nënat
e vetme, emigrantët dhe ata
që kanë probleme të shëndetit
mendor.
sipas statistikave
të fundit një në 4 persona
pinë duhan, edhe
pse tashmë e dinë mirë se një
zakon i tillë po u merr ditët e jetës.
Ndërkohë, 7 ndër dhjetë duhanpirës
janë në kërkim të gjetjes
së mënyrave për ta lënë duhanin,
por në më të shumtën e rasteve e
kanë tmerrësisht të vështirë për
ta bërë një gjë të tillë. A mos vallë
janë të pavullnetshëm, apo të
pandërgjegjshëm. Çështja është
sigurisht shumë më komplekse
se kaq. Ja disa nga arsyet.
Varësia
Duhani krijon të njëjtën shkallë
varësie te përdoruesit sa edhe
heroina, kokaina, apo alkooli.
Të rrallë janë ata që arrijnë të
shijojnë vërtet cigaren e parë
dhe krijimi i varësisë, zakonisht,
ndodh për shkak të presionit të
shoqërisë. Nikotina, përbërësi
kryesor i duhanit, është një substancë
kimike më pak e dëmshme
se kafeina, e cila krijon gjithashtu
varësi. Industria e duhanit ka investuar
shumë që ta bëjë duhanin
sa më të tretshëm nga organizmi i
njeriut. Aktualisht, nikotina, duke
u përhapur nga enët e gjakut
mbërrin në tru brenda një kohe
prej 7 sekondash. Kjo përveçse
është e dëmshme dhe krijon një
varësi më të madhe, shkakton
edhe mosfunksionimin e çdo lloj
substance që përdoret për heqjen
e varësisë. Sapo nikotina mbërrin
në tru, receptorët e tij kanë aftësi
që të stimulojnë prodhimin e dopaminës,
substanca trunore që
na krijon gjendjen e kënaqësisë.
E ndërsa efekti i thithjes së parë
mbaron, njeriu ka nevojë për një
tjetër thithje, këtë herë jo për të
ndier kënaqësi, por për të hequr
simptomat e ankthit, nervozizmit
e depresionit, që shkaktohen
të gjitha nga nikotina. Ajo çka
njerëzit e përjetojnë fillimisht
si kënaqësi, apo relaksim është
një gënjeshtër, një kurth. Truri
mëson që ta tolerojë nikotinën
shumë shpejt. Për sa i përket
varësisë ka disa shkallë varësie
dhe kjo ka të bëjë me moshën
kur nis pirja e duhanit, sasia e
cigareve dhe mënyra e kalimit të
saj në mushkëri.
Depresioni i
padiagnostikuar
Nikotina është pa dyshim
një drogë që ka të bëjë me ndryshimin
e humorit dhe sipas
disa psikologëve ajo përmban
disa substanca antidepresive,
që shpesh janë shumë më të
efektshme se prozaku. Në vitin
2005, një klinikë në Britaninë e
Madhe, pas një sondazhi vuri re
probleme me depresionin. Sipas
tyre, pirja e duhanit ishte mënyra
e vetme për t‘u shoqërizuar. Mes
atyre që u diagnostikuan me çrregullime
ankthi, apo depresioni,
thuajse më shumë se gjysma
ishin duhanpirës të rregullt.
Shifra është shumë më e lartë te
skizofrenikët dhe ata me psikoza.
Kur këta persona e thithin duhanin
thellë dhe shpesh, për
shembull kjo ka një efekt shumë
qetësues, sepse në vetvete frymëmarrja
e shpeshtë dhe e thellë
është relaksuese, por nuk do të
thotë aspak se është nikotina ajo
që të qetëson. Të lësh duhanin
është një sfidë e vështirë, por
kur ia del mbanë arrin që të
kesh më shumë vetëbesim. Një
nga armiqtë më të mëdhenj të
njeriut është industria e duhanit
që gjithmonë i ka inkurajuar
duhanpirësit që të ndihen si një
pakicë e persekutuar.
Mungesa e
mbështetjes
Duhanpirësit përpiqen që të
heqin dorë shumë herë para se
kjo të ndodhë në të vërtetë, pra të
arrihet suksesi. Një numër i madh
e lënë përgjysmë përpjekjen duke
mos pasur besim te vetja se do t‘ia
dalin mbanë. Ka vende ku sipërmarrja
e lënies së duhanit është
individuale, por ka vende të tjera
ku ka organizata që të ofrojnë
ndihmë kur t‘i vendos të ndërmarrësh
hapin e madh. Në Britaninë
e Madhe po rritet gjithnjë
e më shumë numri i personave që
po e lënë duhanin falë ndihmës
së shoqatave të posaçme që kanë
një strategji të mirëfi lltë ku bëhen
bashkë meditimi, konsultat dhe
ilaçet e posaçme. Te këto të fundit
bën pjesë një medikament me
bazë nikotine NHS; Zyban një
antidepresant që ul ndjeshëm
ankthet dhe Champix, tableta
e fundit antiduhan misioni i së
cilës është reduktimi i nikotinës
në tru.
Dëshira për t‘u dukur
interesantë
Një nga sukseset më të mëdha
të fushatave kundër duhanpirjes
është bindja e njerëzve se duhani
bën që të mbash erë të keqe,
është antisocial dhe bën që të të
largohen njerëzit, pa përmendur
këtu dëmin që i shkakton shëndetit.
Ndërkohë, modeli i futur
nga mediat apo kinematografi a
ka qenë i kundërt, pra që duhani
është shenjë e virilitetit mashkullor
dhe elegancës femërore.
Industria e duhanit infi ltroi që në
fi llim në Hollivud dhe në industritë
e tjera kinematografi ke për
të krijuar dalëngadalë imazhin
që ka pasur cigarja, deri pak kohë
më parë. Industria e duhanit
arriti që të bindë producentët e
fi lmave hollivudianë që cigarja
ishte thelbësore për të skalitur
personazhe të ndryshme. Kështu,
një mashkull me një cigare ishte
më shumë rebel, më interesant
dhe më viril se një tjetër që nuk
pinte cigare, ndërsa në rastin
e femrave, një cigare në duart
e tyre i bënte më elegante dhe
joshëse. Edhe pse fushatat e vazhdueshme
antiduhan ia kanë
dalë që të prishin këtë imazh
të krijuar nga Hollivudi prej
dhjetëra vitesh, problemi më i
madh janë femrat që vazhdojnë
ende ta konsiderojnë duhanin si
pjesë përbërëse të sharmit dhe
elegancës së tyre. Për femrat,
një nga shkaqet e pirjes së duhanit
është edhe mbipesha, duke
qenë se nëse ato do të ndalonin
befas së piri duhan do të shtonin
dukshëm.
Mohimi
Asnjë shkencëtar sot nuk do
të guxonte që të deklaronte se
duhani nuk përbën rrezik për
shëndetin. Megjithatë, shumë
duhanpirës, vazhdojnë të bëjnë
strucin dhe të mendojnë se statistikat
nuk i përfshijnë dhe se janë
imunë. Këtë e bazojnë edhe në
shembujt e personave të moçëm
që pavarësisht përdorimit të duhanit
kanë pasur një jetë shumë të
gjatë e të shëndetshme. Kjo është
e vërtetë, por gjithsesi, bëhet fjalë
për një përjashtim, që njerëzit
bëjnë mirë të mos e marrin si
të vërtetë. Sipas specialistëve,
shumë njerëz e mohojnë rrezikshmërinë
e duhanit, sidomos kur
janë të rinj duke menduar se e
kanë jetën përpara dhe do të kenë
kohë ta lenë.
Zakoni
Shumë negative është edhe
rutina dhe të mësuarit me pirjen
e duhanit rregullisht, që jo
gjithmonë ka të bëjë me varësinë
direkte ndaj nikotinës. Duhani
shpesh shndërrohet në një zakon
të jetës së përditshme njësoj si të
ngrënët, të pirët, apo të larët. Dhe
të heqësh një zakon është po aq
e vështirë sa edhe të shmangësh
një varësi droge.
Situata shoqërore
Humbjet e ndryshme e shtojnë
fuqinë e nikotinës për ta
bërë personin të varur. Kështu, të
burgosurit janë duhanxhinjtë më
të mëdhenj. 9 në 10 pinë duhan
në mënyrë të rregullt. Po kështu,
të varur nga duhani janë nënat
e vetme, emigrantët dhe ata
që kanë probleme të shëndetit
mendor.