E Shtunë, 31 Tetor 2026

EU hetime antimonopol per Google

Akuzohet per manipulim te qellimshem te motorit te kerkimit ne favor te vet

Rregullatoret e Bashkimit Europian do te hetojne ne lidhje me akuzat per nje abuzim te mundshem te Google Inc ne lidhje me pozicionin e saj dominant ne tregun e kerkimit online. Sipas disa dyshimeve thuhet se kompania ne menyre te qellimshme nuk ka favorizuar rivalet ne motoret e saj te kerkimit. Kjo levizje e Komisionit Europian e njoftuar dje eshte hetimi i pare formal nga ana e nje autoriteti rregullator ne lidhje me mundesine e nje manipulimi nga ana e Google per te shmangur konkurrencen. Nese do te rezultoje qe dyshimet jane te verteta ka mundesi qe e gjithe kjo histori te rezultoje ne miliarda euro gjobe sic ka qene edhe rasti i fundit me Microsoft dhe Intel. Disa konkurrente te ndryshem nje prej te cileve ne pronesi te Microsoft kane bere te ditur se Google ka ndermarre masa anashkalimi ndaj konkurrenteve ne menyre te paramenduar dhe te paligjshme. Komisioni Europian do te shohe edhe nese Google ka bere perpjekje per te ndaluar partneret europiane nga postimi i reklamave nga ana e konkurrenteve te Google ne sajtet e tyre dhe nese ua ka veshtiresuar klienteve levizjen e te dhenave nga kompanite e tyre te reklamave neper platforma te tjera reklamash.

Kjo ceshtje mund te shnderrohet ne shperthyese nese del e vertete pra nese Google ka abuzuar me tregjet apo jo. Nje gje eshte e qarte se sherbimet e Google ne menyre te vazhdueshme jane klasifikuar si nder me te kerkuarat ne motoret e saj te kerkimit. Ne disa raste ka nje logjike ne kete drejtim sepse disa nga pronat e Google perfshi sherbimin e hartave apo YouTube konsiderohen si nder me te mirat dhe nder sherbimet me me shume autoritet. Por sherbimet e tjera te Google te tilla si financa dhe shendetesia qe nuk perdoren gjeresisht apo nuk merren shume ne konsiderate gjithashtu dalin ne krye te klasifikimeve ne motoret e kerkimit te Google. Vete kompania multimiliardere ka deklaruar se gjate gjithe punes se saj eshte perpjekur qe te shmange te gjitha mundesite e favorizimit te vetes ne motorin e saj te kerkimit duke perdorur per kete qellim nje formule qe eshte shume efikase ne raste te tilla. Por ne raste te tjera drejtuesit e Google e kane fshehur preferencen qe i kane dhene sherbimeve te tyre dhe kane deklaruar per kete se nese klientet jane te pakenaqur nga sherbimet e saj atehere le te largohen dhe te zgjedhin nje motor tjeter kerkimi si per shembull Bing.

Google aktualisht zoteron 90 te tregut te kerkimit ne Europe dhe nuk jane europianet te vetmit qe jane ankuar per Google por ka edhe kompani amerikane qe ankohen per te njejten gje dhe madje e kane hedhur ne gjyq Google.

Keshtu ne lidhje me kete po heton edhe Departamenti i Drejtesise dhe ky hetim ka te ngjare qe te vazhdoje per disa muaj para se te arrihet ne nje konkluzion.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›