Firmetaret e aktit te pavaresise
Ne 2 numra gazeta Shqip do te botoje biografi te dhe fotot e 40 fi rmetareve te aktit te pavaresise se Shqiperise. Nje pjese e mire e fotove botohen per here te pare sikunder edhe per nje pjese te fi rmetareve shkruhet per here te pare per shkak te harreses ne te cilen jane lene qe prej shume kohesh. Ky publikim eshte akti me modest i mirenjohjes ndaj ketyre burrave qe hodhen themelet e nje shteti te ri dhe te lire
ISMAIL QEMAL BEJ VLORA
1844-1919
Lindur ne Vlore. Shkollen fi llore e vijoi ne Selanik meqe aty ishte e internuar familja e tij per shkak te veprimtarive patriotike. Me 1858-n u regjistrua ne gjimnazin e Janines Zosimea ku pati bashkenxenes te vet Sami Frasherin Naim Frasherin etj. Me 1860-n fi lloi pune si perkthyes i frengjishtes ne Ministrine e Puneve te Jashtme ne Stamboll. Aty perfundoi shkollen e drejtesise. Pak vite me vone u emerua shef kabineti ne Tesali i Ismail Rahim pashes qe ishte daja i tij. Me 1868-n u emerua kryesekretar i Ministrise se Puneve te Jashtme dhe dy vjet me vone deri me 1875-n guvernator ne Varne dhe guvernator i Danubit te Poshtem. Por dy vjet me vone duke qene kundershtar i Portes se Larte u internua ne Qytahi prane Anadollit vend ku qendroi deri me 1882. Ne fi llim te shekullit XX Ismail Qemali fi lloi ti perkushtohej ceshtjes shqiptare duke ngritur zerin per autonomine e Shqiperise. Lidhi kontakte me pothuajse te gjithe kolonite patriotike te shqiptareve jashte e brenda vendit sidomos ne zonen e Vlores. Ne nentor 1908 hyri ne Parlamentin osman si deputet i sanxhakut te Beratit. Nje vit me vone u arratis nga Stambolli dhe vijoi jeten neper Europe duke nisur keshtu rrugen e pakthyeshme te veprimtarise politike ne favor te Shqiperise. Merr pjese ne hartimin e Librit te Kuq bashke me Luigj Gurakuqin. Ndihmoi levizjen e armatosur te shqiptareve ne kryengritjet e pergjithshme te viteve 1910-1912. Ishte organizatori kryesor i mbledhjes historike te 5 nentorit 1912 ne Bukuresht ku u vendos e ardhmja e Shqiperise. Me 28 nentor deklaroi ne Vlore pavaresine e Shqiperise nga Porta e Larte duke e krijuar keshtu shtet me vete. Firmoi i pari dokumentin e pavaresise kombetare me siglen Ismail Kemal. U zgjodh Kryeminister i qeverise shqiptare dhe minister i Puneve te Jashtme. Pas zbulimit te komplotit te tij me ushtarakun shqiptar ne sherbim te Stambollit Beqir Grebenene u detyrua te jape doreheqjen e te shkrije kabinetin e tij dhe te dorezoje pushtetin prane Komisionit Nderkombetar te Kontrollit. Vete Qemali u largua nga Shqiperia. Vdiq ne Peruxhia te Italise ne rrethana misterioze te cilat te shtojne dyshimin per nje vrasje edhe ne citimin e fjaleve te tij te fundit Me henger ne bese. Eshtrat ndodhen ne Vlore.
DOM NIKOLL KACORRI
1862-1917
Lindur ne fshatin Kre i Bajrakut te Lures. Rridhte nga nje familje babai i se ciles ishte katolik ndersa nena islame gje qe tregon per tolerancen fetare. Me 1884-n mbaroi studimet fi lozofi ko-teologjike per meshtar dhe u shugurua ne Shkoder. Per pak kohe sherbeu ne Delbnisht pastaj u emerua famullitar ne Durres. Per veprimtarine e frytshme kishtare Papa i asaj kohe e nderoi me Kryqin e arte per kishe dhe Pape. Emerohet ipeshkv. Gjate 1905-1907 drejtoi kryengritjen e armatosur kunder turqve ne Kurbin. Me 1908 Kacorri mori pjese ne Kongresin e Manastirit. Ne nentor te vitit 1912 si delegat i Durresit mori pjese ne Kuvendin e Vlores dhe fi rmoi dokumentin e pavaresise me siglen Kacorri. U zgjodh nenkryetar i qeverise shqiptare. Pas renies se kesaj qeverie emigroi jashte atdheut ku vazhdoi veprimtarine e vet politike e patriotike derisa vdiq ne Vjene ne maj 1917.
JORGJI KARBUNARA - BABEuml DUDEuml
KARBUNARA 1842ndash1917
Lindur ne Berat. Sherbeu si mesues i shqipes dhe bashkepunoi me Kostandin Kristoforidhin. Filloi te meshonte ne shqip por kjo iu ndalua. Shqiptarizmi i theksuar i tij ra ne sy te turqve te cilet me 1895 i dogjen shtepine ne Berat. U angazhua ne ngritjen e deges se Lidhjes Shqiptare te Prizrenit ne Korfuz. Studimet e larta per kohen i perfundoi ne Itali per italisht. Ne dekaden e dyte te shekullit XX iu perkushtua hapjes se shkollave shqipe dhe mesimit te shqipes. Si veprimtar i dalluar i rretheve patriotike u zgjodh delegat i Beratit ne Kuvendin e Vlores ku si i tille fi rmoi aktin e shpalljes se pavaresise me siglen J. Karbunara. Gjithashtu u zgjodh anetar i Pleqesise. Pati perplasje me mercenaret e Esat Pashe Toptanit te cilet i shkaterruan pasurine ne vitin 1915. I perbuzur dhe i perndjekur nga kundershtaret dhe i pergezuar nga populli per veprimtarine e tij si shqiptar vdiq ne Berat.
VEHBI DIBRA AGOLLI
1867-1937
Lindur ne Diber te Madhe. Biri i Myftiut te Dibres se Madhe. Mesimet fi llestare dhe ato te mesme i kreu ne Diber ndersa studimet e larta ne Stamboll. Pas diplomimit menjehere kthehet nga Stambolli ne Diber ku u emerua myfti. Me 1909-n mori pjese ne Kongresin e Dibres. u zgjodh kryetar i kongresit me 1912 mori pjese ne Kuvendin e Vlores si perfaqesues i Dibres fi rmoi vendimin e pavaresise me siglen ne turqisht Vehbi Dibra. Haxhi Vehbi Dibra u zgjodh kryetar i Pleqesise si dhe nenkryetar i qeverise. Ne vitin 1913 Qeveria e Perkohshme e Vlores e ngarkon me detyren e myftiut te pergjithshem te Komunitetit Mysliman Shqiptar te mbare Shqiperise. Ne vitin 1916 ngarkohet me detyren e kryetarit te Gjyqit te Larte te Sheriatit. Ndersa me 1923 Dibra u zgjodh kryetar i Kongresit te Pare te Myslimaneve Shqiptare. Shkroi botoi dhe perktheu gjate gjithe jetes nje pjese e tyre u botuan ne shtypin e kohes kryesisht ne revisten Zani i Nalte qe botohej ne Tirane. Vdiq ne Tirane.
ELMAS BOCE
1852-1925
Lindur ne Gjirokaster. Bashkekohes i Naim e Sami Frasherit si ata Boce perfundoi gjimnazin e Janines Zosimea. Mori pjese ne organizimin e deges se Lidhjes Shqiptare te Prizrenit ne qytetin e Gjirokastres. Mbeshtetes i fl akte i komitetit Per lirin e Shqiperise dhe nga themeluesit e klubit patriotik Drita. Gjithashtu ndihmoi pa kursyer hapjen e shkolles shqipe te Gjirokastres Lirija. Mik e bashkepunetor me Koto Hoxhin thuhet se mund te kete ndihmuar kete te fundit ne pergatitjen e shfaqjes se pjeses Dasma lunxhiote kronike me te cilen fi llon historiku i zhvillimit te teatrit te pakten ne zonen e jugut te Shqiperise. Mori pjese ne mbledhjen e Manastirit te Cepos. Ndersa ne nentor 1912 u zgjodh delegat i Gjirokastres ne Kuvendin e Vlores ku fi rmoi dokumentin e pavaresise kombetare me siglen Elmas Boce.
ARISTIDHI RUCI
1875-1950
Lindur ne Sheper te Zagorise 9 vjet me vone se Cajupi ne te njejtin fshat. Vijoi mesimet ne gjimnazin Zosimea ne Janine. Gjate fundit te shekullit XIX dhe fi llimit te shekullit XX gjendet ne Janine. Pas veprimtarise aty vendoset ne Vlore ku ne vitin 1908 angazhohet ne themelimin e klubit patriotik Laberia. Po ate vit fi llon perpjekjet per mesimin e gjuhes shqipe te te vegjlit. Me arme ne dore merr pjese ne kryengritjen e pergjithshme me 1911-n. Si delegat i Vlores merr pjese ne kuvendin qe shpalli pavaresine dhe fi rmoi aktin me siglen A. Ruci. Mori pjese ne Luften e Vlores ne vitin 1920. Anetar i federates Atdheu me kryetar Avni Rustemin. U aktivizua ne jeten administrative te qytetit te Vlores u zgjodh anetar i kryesise se Bankes Kombetare Shqiptare me 1937 inspiroi krijimin e deges se Kryqit te Kuq ne Vlore. Pushtuesit fashiste e internuan ne Itali. Vdiq ne Vlore.
ABAS DILAVER CELKUPA
1855-1926
Lindur ne Durres. Ndihmoi kryengritjet sporadike qe shperthenin me qellim mposhtjen e forcave osmane. Lidhi bashkepunime me patriotet jashte atdheut permes leterkembimeve dhe bujtjeve. Ne kryengritjen e pergjithshme te vitit 1910 Celkupa u angazhua denjesisht dhe ndihmoi luftetaret e zones se veriut ne veprimet e tyre luftarake. Priti ne Durres Ismail Qemalin e me pas bashke me delegatet qe e shoqeronin ate mberriti ne Vlore ne ditet e fundit te nentorit 1912 ku mori pjese ne mbledhjen e pare te Kuvendit te Vlores kuvend i cili vendosi pavaresimin e Shqiperise nga Turqia. Aktin e pavaresise kombetare e fi rmoi edhe Abas Celkupa si delegat i Durresit me siglen Abas Dilaver. Celkupa vdiq ne Durres.
ABDI TOPTANI
1864-1942
Lindur ne Tirane. Ne vitin 1902 organizoi forcat kryengritese kunder osmaneve ne Shingjergj dhe Shupal. Ne nentor 1912 priti ne Durres Ismail Qemalin dhe e shoqeroi ate deri ne Vlore ku mori pjese ne ngritjen e fl amurit. U zgjodh minister i Financave ne qeverine e pare shqiptare. Me ardhjen e princ Vidit me 1914 caktohet minister i Bujqesise dhe Industrise. Ne Kongresin e Lushnjes ishte nga aktivistet kryesore dhe per kete u zgjodh anetar i Keshillit te Larte cerek-mbret. Perkrahu kryengritjen e marsit 1922 udhehequr nga Bajram Curri. Kusheri i pare me Esad Pashe Toptanin por i ndare me te per divergjenca politike. Keshtu qe dera e madhe e Toptanasve u nda pothuajse ne dy pjese nje me Esad Pashen e tjetra me vellezerit Abdi e Murad. Viti 1915 Abdi Toptanin e gjen jashte atdheut ne organizimet patriotike te shqiptareve ne Zvicer. Por prej andej kthehet shume shpejt ne Shqiperi per tu bere pjese e aktivitete politike te vendit. Vitin e festimit te 30-vjetorit te shpalljes se pavaresise evenimentit historik ku ai mori pjese me 1942 Toptani vdiq ne Tirane. Ne Kuvendin e Vlores perfaqesoi Tiranen e Krujen dhe fi rmoi aktin e pavaresise me siglen Abdi.
SHEFQET DAJIU 1882-1946
Lindur ne Elbasan. Shkollen e larte e perfundoi ne Stamboll. U kthye ne vendlindje ku vazhdoi veprimtarine patriotike te nisur ne kryeqendren e Turqise. Pershendeti organizimin e Kongresit te Elbasanit dhe hapjen e Normales ngjarje keto qe mbartnin ne vetvete edhe kontributin e madh te Shefqet Dajiut. Kryengritja e pergjithshme e gjeti ne Diber duke hapur shkolla shqipe e duke shperndare tekstet te shqipes. Ne nentor 1912 gjendet ne Vlore si delegat i Elbasanit dhe fi rmoi dokumentin e indipendences me siglen Shefqet Daji. Vite me vone iu perkushtua aktivitetit pedagogjik. Botoi nje abetare per shkollat fi llore. Ndersa ne vitet lsquo20 eshte deputet ne Parlament. Bashkepunoi me Aleksander Xhuvanin ne shoqerine kulturore Kopshti letrar si dhe ne revisten e perkohshme te ketij klubi me te njejtin titull. I cilesuar si bashkepunetor me pushtuesit Dajiu u arrestua nga fronti nacionalclirimtar dhe u burgos per te vdekur ne burg ne vitin 1946.
XHELAL KOPREumlNCKA
Lindur ne Skrapar. Veprimtar i luftes per clirim kombetar sidomos me nje te aferm te tij Ali Koprencka. Te dy pjese e komitetit te fshehte Per lirin e Shqiperise ushtronin veprimtarine e tyre patriotike ne Korce dhe Manastir ne klubin e shqiptareve te atjeshem. I kujdes per shkollen shqipe te Korces ate te vashave dhe djemve. Anetar i shoqerive patriotike jashte vendit. Si delegat i Skraparit merr pjese ne shpalljen e pavaresise kombetare dhe fi rmon dokumentin e indipendences me siglen Xhelal Ko.. Me 1918 mori pjese ne Kongresin e Durresit si delegat nga Skrapari. I ndjekur nga elemente antikombetare Koprencka u vra pabesisht ne vitin 1919.
VELI HARCI
Lindur ne Gjirokaster. Veprimtar i klubit patriotik te qytetit bashke me Idriz Gurin e Hysen Hoxhen. Bashke me kete te fundit perfaqeson Gjirokastren ne Kuvendin e Vlores dhe fi rmoi aktin e pavaresise me siglen Veli Harci. Harci u gjend ne Vlore ditet e vendimit historik duke pritur aty me pas delegatin tjeter gjirokastrit Hysen Hoxha dhe te tjeret. Keta u vonuan rruges per ne Vlore nga bandat greke qe ndodheshin ne jug te vendit. Ka lindur nga gjysma e dyte e shekullit XIX dhe jetoi deri rreth dekadave te para te shekullit XX ne Gjirokaster.
QAZIM KOKOSHI 1882-1945
Lindur ne qytetin e Vlores. Mesimet e para i mori ne shkollen turke te qytetit te Vlores dhe me pas shkoi ne Janine ku mbaroi gjimnazin Zosimea. Pas mbarimit te asaj shkolle aty rreth fi llimit te viteve 1900 u kthye ne vendlindje dhe u angazhua ne klubin Laberia ku punoi per perhapjen e gjuhes shqipe ne fshatrat e Vlores. Mori pjese ne Kuvendin e Vlores ne nentor 1912 si delegat i Vlores. Firmoi aktin e pavaresise me siglen Qazim Kokoshi. Ne gusht 1913 Qeveria e Perkohshme e Vlores e caktoi me detyren e nenprefektit te Lushnjes. Pasi punoi afro shtate muaj ne ate detyre ne shkurt 1914 u emerua me detyren e kryesekretarit te Prefektures se Vlores. Pas renies se Qeverise se Vlores u caktua anetar i delegacionit per te zhvilluar takimin me princ Vidin. Konkurroi ne zgjedhjet parlamentare qe u zhvilluan ne vitin 1921 ku dhe u zgjodh deputet i Parlamentit te pare shqiptar. Pas tre vjetesh ne Levizjen e Qershorit te vitit 1924 u bashkua me grupin opozitar qe udhehiqej nga Fan Noli e Luigj Gurakuqi. Pas deshtimit emigroi ne Itali e me pas ne Austri. Me 1928 u kthye ne atdhe pas amnistise se Mbretit por ne vitin 1932 u arrestua me akuze komploti kunder Zogut dhe u burgos per te dale serish me 1936. Pas vrasjes se dhendrit te tij deshmorit Reshit Collaku i shoqi i se bijes Kokoshi u arrestua nga GESTAPO-ja dhe u internua ne Bergamo. Ne prill 1946 komunistet arrestuan Qazim Kokoshin i cili ishte kthyer ne Shqiperi nga internimi nazist ne vitin 1945. I izoluar ne hetuesine e Vlores vdiq nga torturat.
JANI MINGA 1872-1947
Mesues i Popullit
Lindur ne fshatin Shenpjeter te Fierit. Arsimin e ndoqi ne Vlore. U aktivizua ne klubin patriotik Laberia qe ne vitin 1908. Mesues e patriot mori pjese ne te gjitha kongreset arsimore. Ishte nismetar per hapjen e shkolles shqipe ne Kanine me 1909 nderkohe hartonte edhe tekstet shkollore Abetare kombetare shqip pergatitore Abetare shqip kendimore Gramatike e gjuhes shqipe etj. Ne korrik 1911 mori pjese ne Kuvendin e Drashovices ne mbeshtetje te Memorandumit te Gerces. Ndersa ne vitin 1912 fi toi te drejten e te dhenit lenden e historise dhe gjeografi se pas nje konkursi ne Janine te cilin e fi toi. Ne nentor te atij viti u zgjodh delegat i Vlores dhe si i tille fi rmoi vendimin e pavaresise me siglen J. Minga. Ate kohe me hapjen e shkolles se Vlores u emerua drejtor i saj. Me 1922 mori pjese ne kongresin e arsimtareve ne Tirane. Ishte perkrah Nolit gjate kryengritjes se qershorit 1924 dhe mbajti fjalen e rastit kur trupat kryengritese hyne ne Tirane. Vite me vone iu perkushtua arsimit si mesues e inspektor dhe kohe me kohe organizonte aktivitete me fryme patriotike si p.sh. perkujtimin e betejes se Mashkullores dhe fi guren e Cerciz Topullit etj. Dy djemte e tij te perfshire ne Luften Antifashiste u mbyllen ne krematoriumet e Mathauzenit me 1944. Minga vdiq ne Vlore.
REXHEP MITROVICA 1888-1960
Lindur ne Mitrovice ne nje familje atdhetare. Mesimet e fese dhe njohurite fi llestare i mori ne gjuhen turke. Se bashku me Bedri Pejanin e Sali Gjuken me 1908-n udhehoqi nje fushate propagandistike si parapergatitje per Kongresin e Manastirit. U shqua si aktivist i levizjes per clirim kombetar dhe si i tille mori pjese ne Kuvendin e Vlores. Kosova duke qene e pushtuar nga serbet u perfaqesua ne kuvend nga Rexhep Mitrovica Sali Gjuka e Bedri Pejani delegate te Gjakoves Pejes e Gucise. Firmoi aktin e pavaresise kombetare me siglen Rexhep. Me 7 mars 1914 Mitrovica mori pjese ne pritjen qe iu be princ Vidit i cili zbriti ne Durres. Me fi llimin e Luftes se Pare Boterore u largua ne Austri. Me 1916-n u vendos ne Vjene. Atje u regjistrua ne fakultet dhe studioi kater vjet me radhe shkencat pedagogjike per ti vene ato ne jete disa vite me vone si minister Arsimi 1921. Duke njohur vendimet e Kongresit Arsimor te Lushnjes gusht 1920 per problemin e sistemit arsimor Mitrovica menjehere fi lloi punen ne shtrirjen e rrjetit arsimor. Hodhi idene e hapjes se nje biblioteke kombetare ne Tirane. Pas emigrimit disavjecar ne fi llim te viteve 40 u kthye ne Shqiperi. Ne vitin 1941 e emeruan anetar te Keshillit te Shtetit Shqiptar. U zgjodh kryetari i pare i Komitetit Qendror te Lidhjes II te Prizrenit. Pas renies se qeverise se tij dhe triumfi t te komunisteve u largua nga atdheu dhe vdiq ne Ankara.
DHIMITEumlR TUTULANI 1875-1937
Lindur ne Berat. Perfundoi gjimnazin Zosimea ne Janine e me tej vazhdoi studimet per jurist ne Athine. Pas perfundimit te shkolles u kthye ne Berat ku fi lloi te punoje si avokat. Ketu ndihmoi levizjen patriotike duke u bere bashkepunetor i veprimtareve dhe idealeve kombetare. Ne nentor 1912 u zgjodh delegat i Beratit ne Kuvendin e Vlores ku fi rmoi aktin e pavaresise kombetare me siglen Dh. Tout.. Ne dhjetor 1918 ishte delegat ne Kongresin e Durresit ndersa afersisht dy vjet me vone mori pjese si delegat ne Kongresin e Lushnjes. Ne vitet lsquo20 te shekullit XX perkrahu politiken e Fan Nolit dhe me 1925 u zgjodh kryetar bashkie i Beratit. Mori pjese edhe ne formimin e kishes autoqefale shqiptare qe doli nga Kongresi i Beratit me 1922. Vdiq ne Berat duke lene te shkruar ne testament se nje pjese te pasurise se tij ia falte qytetit per shkolla rruge mireqenie etj.
MIDHAT FRASHEumlRI
1880-1949
Lindur me 1880 ne Janine. Biri i Abdyl Frasherit dhe nipi i Sami Frasherit dhe Naim Frasherit u rrit nen kujdesin e xhaxhallareve. Pas mbarimit te shkolles deri ne vitin 1905 punoi ne administraten turke dhe me pas kaloi ne Selanik ne administraten shteterore. Ne vitin 1908 fi lloi botimin e gazetes Liria ne Selanik. Mori pjese ne Kongresin e Manastirit me 14 nentor-22 nentor 1908. U zgjodh kryetar i Kongresit dhe nenkryetar i Komisionit te Hartimit te Alfabetit. Ne moshen 32-vjecare largohet perfundimisht nga Stambolli dhe vjen ne Shqiperi. Ne Kongresin e Vlores Frasheri ishte delegat i Elbasanit e Ipekut dhe fi rmoi aktin e pavaresise me siglen Midhat Frasheri. Ne qeverine e Ismail Qemalit zgjidhet minister i Puneve Botore. Me 30 mars 1913 jep doreheqjen nga kjo detyre. Mirepriti ardhjen e princ Vidit ne Shqiperi dhe u angazhua ne Ministrine e Puneve te Jashtme. Pas largimit te princ Vidit Frasheri largohet nga Shqiperia dhe deri ne vitin 1918 jeton ne disa shtete te Europes. Ne vitin 1916 vendoset ne Bukuresht ku arrestohet nga policia dhe internohet ne Moldavi. Ne vitin 1918 me mbarimin e Luftes se Pare Boterore lejohet te largohet dhe vendoset ne Lozane te Zvicres. Me 1920 shkon ne SHBA. Kthehet ne Shqiperi ne vitin 1922. Ne janar 1923 fi llon detyren e Ministrit Fuqiplote te Republikes se Shqiperise ne Athine deri ne dhjetor 1925. I zhgenjyer nga zhvillimet politike ne Shqiperi dha doreheqjen dhe deklaroi largimin e tij nga aktiviteti politik. Me 1927 fi llon te botoje ne Tirane revisten Dituria dhe themelon librarine Lumo Skendo. Pas pushtimit te vendit nga Italia vendos te rikthehet ne politike. Me 1941 eshte ideologu kryesor dhe nje nga themeluesit e Organizates Nacionaliste ndash Balli Kombetar. Kundershtar i komunisteve u detyrua ne nentor 1944 te largohet nga Shqiperia dhe te vendoset ne Itali. Gjate nje udhetimi per ne Nju Jork vdes si pasoje e nje ataku kardiak ne tetor 1949 ne dhomen e nje hoteli.
ZIHNI ABAS KANINA HAMZARAJ
1885-1959
Lindur ne Kanine te Vlores ne nje familje te vjeter feudalesh. U dallua si politikan e diplomat. Qe ne vitin 1906 u emerua nepunes i konsullatave turke ne Greqi Bejrut Malte etj. U burgos prej autoriteteve turke kur u kthye ne Shqiperi dhe u aktivizua me grupet patriotike. Mori pjese ne kryengritjen e pergjithshme te vitit 1911. Ne Kuvendin e Vlores si delegat i Vlores fi rmoi dokumentin e pavaresise me siglen Zihni Abbas Kanina. U zgjodh drejtor i pergjithshem ne Ministrine e Puneve te Jashtme. Vitet e mevonshme iu perkushtua arsimdhenies sidomos dhenies se leksioneve per gjuhet e huaja. Me fi llimin e Luftes se Dyte Boterore Kanina u be pjese e Ballit Kombetar perkrah mikut te tij te vjeter te idealit Midhat Frasherit. Kjo nuk u pelqeu komunisteve te pasluftes te cilet ne vitin 1951 e arrestuan Zihni Kaninen dhe e burgosen ne Tirane duke e lene aty derisa vdiq.
HAJREDIN CAKRANI
Lindur ne Cakran te Fierit ne nje familje me autoritet ne zone fale beut Bektash bej Cakrani. Veprimtar i levizjeve patriotike ne Fier dhe zonen perreth kur fi lloi te shperndaje programet kombetare qe propagandonin emancipimin e vendit. Merr pjese ne Kuvendin e Vlores dhe ne nentor 1912 fi rmoi aktin e shpalljes se pavaresise me siglen Hajredin Cakrani. Mbetjet e veprimtarise se tij patriotike jane duke u gjurmuar ne dosjet e arkivave dhe deri me sot nuk eshte shkruar apo botuar ndonje material rreth tij.
QEMAL KARAOSMANI ELBASANI
1875-1949
Lindur ne Elbasan. Studimet e larta i perfundoi ne Stamboll per shkenca politike dhe administrate. Filloi punen ne Janine e me pas u transferua ne Berat. Ketu bashkepunoi me fi gura te shquara te levizjes per clirim kombetar si me Jorgji Karbunaren dhe Iljaz Vrionin ne perhapjen e ndjenjave kombetare si dhe shperndarjen e librave shqip botime keto qe Elbasani i kishte sjelle me vete nga kthimi prej Stambollit. Punoi dhe ndihmoi ne organizimin e Kongresit te Elbasanit ne vitin 1909. Kishte popullaritet ne zonen e Beratit dhe per kete veprimtaria e tij patriotike nuk ra ne sy te osmaneve. Ne nentor 1912 u zgjodh delegat i Elbasanit ne Kuvendin e Vlores dhe si i tille Karaosmani fi rmoi dokumentin e pavaresise kombetare me siglen Qemal Elbasani. Ishte pjese e administrates civile ne qeverine e Vlores. Pena e nenshkrimit te aktit te pavaresise shume vite me vone gjendej ne shtepine e Karaosmanit dhe me 1962 ajo u dorezua ne Arkivin e Shtetit. Mbeshteti qeverine e Sulejman bej Delvines te dale nga Kongresi i Lushnjes dhe per disa vite ishte asamblist. Ka qene zgjedhur kryetar bashkie ne Elbasan. Vitet e Luftes II Boterore i kaloi i terhequr nga jeta politike. Rrethanat e krijuara pas clirimit e vendosen ne Kavaje qytet ku vdiq.
ILJAZ VRIONI 1882-1932
Lindur ne Berat me 1882. Djali i Mehmet Ali Pashe Vrionit patriotit te shquar shqiptar nenkryetarit te Lidhjes se Prizrenit dhe babai i perkthyesit te shquar Jusuf Vrioni nenshkrues i Deklarates se Pavaresise me siglen Iljas Vrijon si delegat i Beratit sherbeu tri here si Kryeminister i Shqiperise dhe disa here si minister i Jashtem dhe si Minister i Plotfuqishem i shtetit shqiptar ne Paris. Sherbeu gjithashtu per nje kohe shume te gjate si deputet i Parlamentit te Shqiperise. Kryetari i delegacionit te Beratit ne punimet e Kongresit te Lushnjes. Dekoruar nga Republika Franceze ne vitet lsquo20 me urdhrin e larte Grand Offi cier de la Leacutegion dHonneur. Vdiq ne Paris dhe u varros ne Berat. Ne vitin 1946 komunistet zhvarrosen eshtrat e tij dhe i hodhen ato ne lumin Osum. Kryeminister i shtetit shqiptar 19 nentor 1920 - 1 korrik 1921 Kryeminister i shtetit shqiptar 11 korrik 1921 - 16 tetor 1921 Kryeminister i shtetit shqiptar dhe minister i Jashtem 27 maj 1924 - 10 qershor 1924 Minister i Jashtem 30 mars 1924 - 27 maj 1924 Minister i Jashtem 12 shkurt 1927 - 21 tetor 1927 Minister i Jashtem dhe zv.minister i Drejtesise 26 tetor 1927 - 10 maj 1928 Minister i Jashtem 11 maj 1928 - 1 shtator 1928 Minister i Jashtem 5 shtator 1928 - 13 janar 1929 Minister Fuqiplote ne France dhe Britani 1925-1926 Minister Fuqiplote ne France dhe Britani 1929-1932 Kryetar i Bashkise se Beratit me 1909 dhe 1920
vijon ne numrin e ardhshem