E Shtunë, 31 Tetor 2026

EUFT nis sezonin e ri te regjistrimeve per studime full time

Sezoni i ri i studimeve nis kete muaj ne Universitetin Evropian te Turizmit (EUFT) me dy programe te vecanta studimore, universitet me kohe te plote gjate fundjavave qe eshte nje risi ne Shqiperi dhe mastera.

Universitet me kohe te plote ne fundjave

Jemi mesuar qe studimet universitare gjate fundjaves t'i konsiderojme si part-time. Keto studime shpesh nenvleresohen per vete kohen e kufizuar qe ofrohet nga universitetet shteterore gjate te shtunes dhe te dieles, duke mos arritur qe nxenia mesimore te jete e plote dhe efektive.

Per te shmangur inefektivitetin qe sjell kjo menyre tradicionale e studimeve, vjen risia nga EUFT: Studimet ne fundjave qe njihen ndryshe si part time, i lene vendin studimeve me kohe te plote ose full time, por brenda kuadrit te diteve te fundjaves. Rektori i EUFT, Prof. Dr. Salvatore Messina, tha: "Duke nisur nga muaji janar 2009, celet universiteti me kohe te plote per tre ditet e fundjaves, me kurs te plote tre vjecar". Sipas dr.Messina, ky sistem studimi, ka program te njejte me ate qe zhvillohet nga e hena ne te premte, ndaj eshte emertuar full time (me kohe te plote) pasi mesimi zhvillohet nga e premtja ne te diel me ngarkese te njejte te atyre qe studiojne nga e hena ne te premte.

Mesimi do te zhvillohet cdo te premte nga ora 17:00 deri 21:00, te shtunen 09:00 deri 18:00 me nje ore nderprerje dhe te dielen nga ora 09:00 deri ne 16:00 me nje ore interval pushimi.

Ne vitin e ri akademik te sistemit Bachelor me kohe te plote ne fundjave, do te pranohen studente te cdo moshe, ne fakultetet dhe deget e EUFT, si me poshte:

Fakulteti i Turizmit:

Dega "Ekonomi e Turizmit"

Dega "Shkenca Politike"

Dega "Administrim te Sherbimeve Turistike"

- Profili Restorante

- Profili Hoteleri

Fakulteti i IT dhe Komunikimit.

Dega "Teknologji dhe Informacion"

Dega "Komunikim dhe Gjuhe Bisnesi"

Ku zhvillohen studimet

Te gjitha keto kurse do te zhvillohen ne bulevardin "Zogu i Pare" prane stacionit te Trenit ne Tirane, ne bashkepunim me universitetet evropiane dhe me ekspertet profesioniste, te cilet synojne te sjellin njohurite evropiane dhe nje eksperience te specializuar te studenteve.

EUFT ka nje bashkepunim te mire me nje mori universitetesh nga vende te ndryshme te Evropes dhe me gjere, por edhe ne Shqiperi.

Tarifat

Universiteti Evropian per Turizmin ne Tirane ka vendosur te aplikoje tarifa te perballueshme regjistrimesh. Aplikuesit, do te paguajne vetem njemije euro takse regjistrimi si dhe 100 euro per cdonjerin nga 12 provimet. Nderkohe, te gjithe studentet e vitit akademik 2008-2009 do te mund te diplomohen me keto kushte pagese (1000 euro regjistrimi + 100 euro per provim) per te tre vitet e ardhshme. Te gjithe te interesuarit mjafton te telefonojne ne (04) 2 265 265. Por ata mund te perfitojne dhe nga marreveshjet bankare te EUFT, per kredi studentore qe garanton financimin e studimeve me interesa shume te leverdisshme dhe konkurruese.

Oferta e inkuadruar brenda studimeve

Te gjithe studentet qe do te regjistrohen gjate muajit janar, ne muajin Prill 2009, do te udhetojne per disa dite ne Itali, me shpenzimet e perballuara nga universiteti.

Programi Master

Universiteti Evropian i Turizmit ofron edhe programin master. Gjate muajit janar 2009 ofrohen regjistrime ne programin studimor pasuniversitar (Master) per periudhe njevjecare. Regjistrimet do te jene te vlefshme gjate gjithe muajit janar 2009. studimet do te zhvillohen gjate diteve, E Premte, e Shtune dhe e Diel.

Tarifat e studimeve Master do te jene 3 600 euro per tere periudhen e kryerjes se Masterit. Menura e pageses eshte e volitshme sipas kerkeses se kandidateve qe regjistrohen. Ata mund te zgjedhin permes pageses ne vleren fillestare 1200 euro gjate regjistrimit dhe me tej, dy kesteve te tjera te njejta, perkatesisht ne muajt Mars dhe Qershor 2009.

Mbi EUFT

Universiteti Europian per Turizmin ndodhet ne nje godine bashkekohore tek Bulevardi "Zogu I", perballe Stacionit te Trenit ne Tirane. E vecanta e universitetit me te ri dhe i vetmi ne vend, eshte se nuk zbatohet teoria strikte e mesimit ne auditore. Sigurisht qe kjo eshte nje pjese shume e rendesishme e punes universitare, por risia ne EUFT eshte mjaft nxitese per te afruar shume studente dhe per t'i bere efektive mesimet ne vitet e studimit ne kete universitet.

EUFT u krijua nga Fondacioni i Universitetit Evropian per Turizmin, i vendosur ne Tirane per te realizuar parashikimet e Unitetit te Turizmit te Komisionit Evropian - Ndermarrja e Pergjithshme Drejtuese. Universiteti, qe u licencua nga Keshilli i Ministrave i Republikes se Shqiperise me 4 qershor 2008, eshte i vetmi shembull ne zonen e Evropes Mesdhetare qe fokuson aktivitetet didaktike e shkencore dhe aplikon kerkimet ne fushen e turizmit te qendrueshem, si faktor i zhvillimit vendor. Rektor i Universitetit Evropian te Turizmit, eshte Prof. Salvatore Messina.

Objektivat mesimore

Qellimi kryesor i Universitetit Evropian per Turizmin eshte formimi i kompetencave te duhura profesionale qe nevojiten per krijimin e nje rrjeti te zhvillimit lokal ne zonat mesdhetare, i cili te integroje e te nxjerre ne pah sinergjite, ku turistet te shijojne territorin perreth, pasurine kulturore, vleren dhe nxitjen e ndermarrjeve te vogla qe operojne ne sektoret qe kane te bejne me turizmin.

Ne kete paradigme, ndermarrjet e vogla, qe u perkasin sektoreve te ndryshem dhe qe do te integrohen ne kete sistem rrjeti, duhet te bien dakord e te adaptojne nje protokoll te prodhimit, te garancise se cilesise dhe te besueshmerise se ndermarrjes se tyre dhe te te gjithe sistemit.

Si pasoje, qellimi kryesor i gjithe projektit nenkupton disa nen-objektiva:

Percaktimin e nje modeli te nxjerrjes se aspekteve dhe kerkesave aktuale te turistit, te interesave te tij dhe te mundesive qe krijohen per te;

Percaktimin e nje modeli koleksioni me nxjerrje te dhenash dhe trajtim te informacioneve te ofertave, me referimet perkatese per cdo element te siperpermendur. Informacionet duhet te jene te njezeshme, te vlefshme dhe te certifikuara, te identifikueshme ne menyre te qarte, te integruara sipas kohes dhe te komunikueshme ne media.

Percaktimin e termave, nepermjet te cilave klientet e fuqishem te mund te shijojne cdo komponent te ofertave, qe jane pjese e krijuar e ciklit virtuoz;

Percaktimin dhe zhvillimin e protokollit te prodhimit qe ndermarrjet e sektoreve te ndryshem do te pranojne dhe do te ndajne se bashku per te marre pjese ne rrjetin e sistemit;

Realizimin, fillimin e ballafaqimin e teknologjive qe komunikojne kerkesat dhe ofertat (site ueb, revista multimedia etj)

Universiteti Evropian per Turizmin ka si synim ta trajtoje lenden e turizmit jo vetem ne nivelin e "ndermarrjes", por edhe ne ate te "destinacionit", e pare pikerisht si nje bashkesi ndermarrjesh te cilat ofrojne produktin e tyre turistik brenda kontekstit territorial, ambiental, kulturor e social qe, ne pjesen me te madhe te rasteve, perfaqeson "lenden e vertete te jusifikuar" te eksperiences turistike.

Nje nga aspektet me kualifikuese te Universitetit Evropian te Turizmit do te perfaqesohet nga metoda e shkelqyer e mesimdhenies, e cila do te realizohet prej pedagogeve qe do te vijne nga universitetet e ndryshme evropiane dhe qe do te shperndajne nje titull studimi, bashkengjitur atij te Universitetit Evropian per Turizmin, sipas sistemit "Co-Diplomacy".

Struktura didaktike e kurseve

Struktura didaktike e kurseve te Universitetit Evropian te Turizmit, ne kontekstin e nje projekti edukues, do te kete fokusin e saj teorik dhe praktik mbi temen e mikpritjes, si nje faktor qe nderton akoma me shume vleren drejt nje destinacioni qe do te kete si referues 5 tematikat e meposhtme te nderthurura ne menyre te tille:

Ekonomi

Sociologjia dhe aspektet psikologjike e nxitese

Menaxhim

Komunikim dhe tregti turizmi

Marketing

Me te tille mbeshtetje didaktike Universiteti Evropian i Turizmit synon t'u jape studenteve instrumentet e njohurive teorike, praktike dhe kompetente, ne menyre qe ata t'u pergjigjen ne menyre korrekte pyetjeve te meposhtme:

A ia vlen te besh turizem? Si, kur, pse dhe kush fiton (e humbet) me turizmin?

C'lloj turisti eshte me me leverdi te "kapesh"? Si ka ndryshuar turizmi ne shoqeri dhe ne mendjen e turistit: Per sa kohe dhe pse shkon me pushime (ben turizem)?

Si ta planifikojme, realizojme, drejtojme dhe monitorojme turizmin?

Cilat jane mbeshtetjet, teknikat dhe mjetet per te komunikuar dhe shitur turizem?

Si ta mirepresim, ta perkedhelim dhe ta mbajme turistin?


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›