E Diel, 1 Nëntor 2026

EULEX, Brukseli nuk konfirmon marrëveshjen me Serbinë

Por atë koment që BE heziton ta bëjë, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Piter Fejth mundet. Ai ka vlerësuar se deklarata e zyrtarit evropian për miratimin e qëndrimeve të Beogradit për misionin e EULEX-it nuk është qëndrim zyrtar i BE-së. Mediat kanë cituar dje Pierre Mirel, të ketë thënë se zyrtarët e BE-së janë pajtuar, që misioni duhet të mbështetet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe se duhet mbetet neutral ndaj statusit të Kosovës. 

BRUKSEL-PRISHTINE-Brukseli zyrtar nuk ka e komentuar deklaratën e drejtorit për Ballkanin në Komisionin Evropian Pierre Mirrel, se BE është pajtuar me kërkesat e Serbisë për të dislokuar EULEX-in në Kosovë. Por nderkaq Piter Fejth, përfaqësues i BE në Kosovë del hapur,
ai e përgënjeshtroi zyrtarin qe vizitoi Beogradin.

Zyrtarët në Bruksel nuk kanë komentuar deklaratën ku thuhet se BE pranon kushtet e Serbise per te instaluar EULEX ne Kosove. Ata kane thënë se presin që Mirrel të kthehet në Bruksel për të marrë sqarime mbi bisedimet në Beograd.

Mediat kanë cituar Pierre Mirel, të ketë thënë se zyrtarët e BE-së janë pajtuar, që misioni duhet të mbështetet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe se duhet mbetet neutral ndaj statusit të Kosovës.

Por atë koment që BE heziton ta bëjë, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Piter Fejth mundet. Ai ka vlerësuar se deklarata e zyrtarit evropian për miratimin e qëndrimeve të Beogradit për misionin e EULEX-it nuk është qëndrim zyrtar i BE-së.
"Komentet që i janë referuar zyrtarit të Komisionit Evropian nuk paraqesin qëndrim zyrtar të Bashkimit Evropian", ka bërë të ditur përmes një komunikate Piter Fejth.

Misioni i BE-së në Kosovë i koduar me emrin EULEX është disenjuar që të ndihmojë në forcimin e rendit dhe të ligjit në shtetin ri.

(d.b/BalkanWeb)



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›