E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX: Gjykatat në Kosovë nën presion

Misioni evropian për drejtësi dhe polici, EULEX ka theksuar se sistemi i drejtësisë në Kosovë është "i brishtë dhe nën presion e kërcënime nga palë të ndryshme".
Një raport i EULEX-it për gjashtë muajt e parë të punës së misionit për drejtësi e siguri vlerëson se sistemi i drejtësisë nuk është i pavarur dhe se "ndodhet nën presion politik e kriminal".
Zëvendësshefi i EULEX-it, Roy Reeve, është shprehur se shqetësimet kryesore janë përqëndruar në sistemin e drejtësisë dhe në presionet e kërcënimet me të cilat po përballen gjykatësit.
"Kemi shfaqur shqetësimet për dobësitë dhe presionet e kërcënimet me të cilat janë të rrethuar gjykatësit," tha ai duke bërë publik raportin e EULEX-it para gazetarëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›