E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pack: EULEX ne baze kushtetuten dhe Ahtisarin

Deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack ka vleresuar se vendosja e EULEX-it duhet te behet ne perputhje me Kushtetuten e Kosoves dhe planin e Ahtisarit. Ajo ka kundershtuar zerat qe flasin ne favor te nje qendrimi neutral te EULEX-it ndaj statusit te Kosoves ne kembim te marrjes se pelqimit nga Beogradi per vendosjen e misionit evropian ne pjesen veriore te Kosoves. Eurodeputetja Pack tha ne Prishtine, se sikur te mos ishte plani i Ahtisarit, as EULEX nuk do te ishte ne Kosove. Komentet e saj u bene pas nje takimi me nenkryetaren e Lidhjes Demokratike te Dardanise ne opozite, Besa Gaxherri me te cilen kane biseduar per ceshtje te perfaqesimit gjinor ne Kosove. Zonja Pack po qendron ne Kosove per nje vizite dyditeshe dhe ka marre pjese ne nje seminar te organizuar nga OSBE per gruan dhe zhvillimin e politikave brenda partive politike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›