EULEX: Ne, larg nderhyrjes ne gjyqesor
GJILAN - Kryeprokurori i misionit te EULEX-it ne Kosove, Alberto Perduka, tha dje ne Gjilan, se EULEX-i eshte ne Kosove qe t'i asistoje e ndihmoje gjyqet e ketushme dhe jo per te krijuar gjyqesi paralele. Ai e beri kete deklarate para kryetarit te komunes se Gjilanit, Qemajl Mustafa, kryetarit te Barit te Italise, Michele Emiliano dhe para dhjetera te rinjve italiane, kosovare dhe serbe. Keta ishin pjesemarres te nje projekti te dedikuar per shtetet qe jane kandidate te BE-se, projekt qe ka te beje me luften kunder krimit. Kryeprokurori Perduka tha se EULEX-i ne Kosove ka mision specifik dhe do te mbuloje gjyqesine, doganat dhe policine per te shtuar se "ne vendet demokratike, ligji eshte mbreti".
Nderkohe, zevendeskryeministri Hajredin Kuci, ka komentuar dje dyshimin per mundesine qe shefi i UNMIK-ut, Lamberto Xanier, te beje marreveshje me Beogradin per policine dhe drejtesine ne vendbanimet serbe ne Kosove. "UNMIK-u e ka te qarte se nuk mund te zhvilloje biseda me Serbine per poziten politike dhe juridike te Kosoves, e as per organizimin e saj te brendshem", tha Kuci.