EULEX, Qeveria e Kosovës “i pret biletën e ikjes në 2015”
Pikërisht në kohën kur po diskutohet mbyllja e Zyrës së ICO-s, e cila ka mbikëqyrur përmbushjen e Paketës së Ahtisaarit, Qeveria e Kosovës po shkruan edhe fundin e misionit EULEX. Propozimin për largimin e Misionit për Sundimin e Ligjit e ka paraqitur
Zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi, para përfaqësuesve europianë, duke kërkuar që ky mision të përmbyllë mandatin efektivisht në fund të vitit 2015. Këtë kërkesë Kuçi e ka bërë të mërkurën në Bruksel, ku ka shpalosur një strategji dhe fazat që çojnë në përmbylljen dhe largimin e këtij misioni nga Kosova.
Një gje e tillë ka ndodhur gjithashtu në kohën kur Brukseli ka vendosur ta ristrukturojë EULEX-in, me qëllim të funksionimit më të mirë, siç bëjnë të ditur zyrtarët europianë.
Në fakt institucionet e vendit konsiderojnë se EULEX-i nuk është i nevojshëm në këtë vend, më shumë se deri në vitin 2014, por qëndrimi i tyre është së ky mision mund të vazhdojë punën për çështjen e krimeve të luftës dhe për veriun deri në fund të vitit 2015. Kuçi ka deklaruar në Bruksel se pas kësaj periudhe, kosovarët e duan vendin e tyre pa EULEX.