Nikoliç: Në Srebrenicë nuk kishte gjenocid

“Nuk kishte gjenocid në Srebrenicë”, theksoi ai për televizionin shtetëror të Malit të Zi, por shtoi se “atje kishte krime të rënda lufte”. Nikoliç mori Presidencën e Serbisë ditën e enjte pas betimit në Parlament.
Masakrimi i rreth 8000 burrave dhe djemve myslimanë nga forcat serbe të Bosnjës në vitin 1995 është cilësuar si nga Tribunali Hagës ashtu edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Ai njihet si krimi më monstruoz në Evropë që prej Luftës II Bëtërore.
“Në Srebrenicë janë kryer krime të rënda lufte nga ana e disa serbëve që duhet të gjenden dhe të ndëshkohen”, tha nacionalisti Nikoliç.
Në Sarajevë, anëtari mysliman i presidencës tri-palëshe të Bosnjës, Bakir Izetbegoviç, deklaroi se mohimi i gjenocidit në Srebrenicë është një burim për tensione të tjera, që hedh hije dhe vë pikëpyetje serioze mbi fjalimin proevropian të Nikoliçit dhe premtimin e tij për marrëdhënie paqësore në rajon./Start/F. P/
2012-06-01 20:27