EULEX, akuza për institucionet kosovare
Misioni EULEX ka hedhur sot akuza të forta ndaj institucioneve të zbatimit të ligjit në Kosovë, duke e vënë theksin kryesisht tek dështimi i proceseve gjyqësore.
Duke iu referuar shtyrjes së radhës së procesit ndaj Albin Kurtit, EULEX ka kritikuar policinë kosovare që nuk po arrin të zbatojë urdhërarrestin e ngritur ndaj tij, si dhe sistemin gjyqësor për shkak të mungesës së avokatëve në sallën e gjyqit.
"Defektet që po dalin në pah gjatë këtij procesi, fatkeqësisht tregojnë dobësitë e vazhdueshme të institucioneve vendase të sundimit të ligjit", thuhet në një komunikatë zyrtare.