E Diel, 1 Nëntor 2026

Hiri vullkanik, ministrat e BE-së arrijnë marrëveshjen

Ministrat e Transporteve të Bashkimit Europian ranë dakord sot që duke filluar nga nesër, në aeroportet ndërkombëtare të rifillojnë fluturimet për transportin e pasagjerëve.
Sipas modaliteteve të marrëveshjes, kompanitë ajrore do të lejohen të kryejnë disa fluturime në shfrytëzim të "korridoreve të sigurta" që do të krijohen nga lëvizja e resë së pluhurit vullkanik.
Hapësira ajrore e shumicës së vende të BE-së do të jetë e mbyllur, megjithatë Britania njoftoi se të martën në mëngjes do të rihapë aeroportet në Skoci pas pesë ditësh mbyllje.
Kompania ajrore gjermane Lufthansa, tha se ka marrë leje për të drejtuar 50 fluturime nga Azia, Amerika dhe Lindja e Mesme për në tri aeroporte gjermane.
është vendosur të lejohet gjithashtu një numër i reduktuar fluturimeshnë vendet skandinave.
Reagimi i liderëve të qeverive europiane erdhi pas alarmit të dhënë nga kompanitë ajrore të shqetësuara për humbjet e mëdha ekonomike që shkaktoi pezullimi i fluturimeve.
Disa kompani ajrore evropiane kanë kryer fluturime provë pa incidente në dy ditët e fundit. Kjo tregoi se disa fluturime mund të kryhen në hapësirat e mbetura pa prekur prej hirit vullkanik.
Një zyrtar i British Airlines tha se analizat e bëra deri tani tregojnë se kufizimi total i fluturimeve ka qenë i panevojshëm, disa itinerare janë të sigurta për fluturim.
Britania njoftoi se që ditën e sotme ka nisur në destinacione të ndryshme në Europë, anijet e saj luftarake për të kthyer në shtëpi shtetasit britanikë të mbetur jashtë vendit si pasojë e bllokimit të fluturimeve.
Kryeministri Gordon Braun tha se flota ushtarake do të dërgojë dy anije për të marrë në kthim britanikët nga portet përgjatë Spanjës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›