Maqedoni/ Gruevski: Vendimi i Ahmetit një zgjidhje e arsyeshme
Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski e vlerëson si të matur deklaratën e aleatit të tij në koalicion, Ali Ahmeti, i cili bëri të ditur se nuk do të largohet nga qeveria edhe nëse nuk zgjidhet çështja e emrit deri në qershor. Sipas Gruevskit, dialogu dhe kompromisi janë rruga e vetme për zgjidhjen e problemit shumëvjeçar.
"Largimi i kujtdo nga Qeveria nuk do të zgjidh problemet 20-30 vjeçare. Duhet të ulemi në bisedime të arsyeshme që të gjejmë zgjidhje, kjo është edhe në fakt ajo çfarë po bëjmë. E jo të bëjmë akrobacione politike duke hyrë, dalë, me kërcënime apo presione, prandaj kjo është një deklaratë mjaft e pjekur", deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski.