EULEX arreston dy serbë

Nga Express më 20 shtator 2011 në ora 23:52
Misioni evropian për sundimin e ligjit, EULEX ka arrestuar dy serbë ën veri të vendit. Sipas raporteve të mediave serbe, njëri prej tyre është i mitur dhe ata janë arrestuar me dyshimin se mbrëmë kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së një pjesëtari të policisë në fshatin Leshak.
Ndërkohë, i ashtuquajturi shtab i krizës në veri ka thënë se KFOR-i e EULEX-i po e mashtrojnë opinionin publik duke ia hedhur fajin serbëve për atë që po ndodhë në veri.