Kosovë, shkarkohet nga detyra zëvendësministri Dedaj
Zëvendësministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, të Kosovës Gjergj Dedaj është shkarkuar sot nga detyra. Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare të cilat theksojnë se vendimi për shkarkimin nga detyra të Dedaj u mor nga Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi.
Këtë vendim Kryeministri Thaçi e ka marrë bazuar mbi faktet e vërtetuara nga organet kompetente, që flasin për keqpërdorimet dhe keqmenaxhimin që Dedaj e ka bërë gjatë periudhës kur ka ushtruar detyrën e Zëvendësministrit në Ministrinë e Punës së Kosovës.
Ky vendim i kryeministrit Thaçi vjen në vazhdën e luftës pa kompromis ndaj korrupsionit, dukurive negative dhe është në funksion të fuqizimit të qeverisjes së mirë, transparente dhe efektive, në shërbim të interesave të qytetarëve të vendit.