E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uganda, 2 mijë trupa shtesë në Somali

Pavarësisht sulmit terrorist të pak ditëve më parë, Urganda është gati të dërgojë edhe 2 mijë trupa shtesë në Somali për të ruajtur paqen.

Lajmin e bëri të ditur sot zëdhënësi i ushtrisë. Ndërkohë, kreu i lëvizjes integraliste Shabaab, e lidhur me Al Kaedan, ka kërcënuar me sulme të tjera terroriste në kryeqytetin e Ugandas, Kempala.

Situata në rajon vazhon të mbetet e tensionuar pasi Uganda rrezikon një përshkallëzim dhune në rast se trupat ushtarake mbërrijnë në Somali.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›