EULEX dënon sulmin në Bërnjak: Nuk zbrapsemi

“EULEX dënoi fuqishëm personat ndërmorën sulmin në orët e para të mëngjesit të sotëm, në pikë-kalimin ndërmjet Kosovës e Serbisë, në portën 31”, thuhet në një kumtesë të misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX.
Më tej, theksohet se ishin hedhur dy granata dore, ndërsa vetëm njëra kishte eksploduar. Një ushtar i KFOR-it është lënduar dhe janë shkaktuar dëme materiale.
“Vetëm për shkak të fatit, askush nuk është plagosur seriozisht apo vrarë”, thotë EULEX-i dhe shton se “aksionet e këtilla janë totalisht të papranueshme”.
Misioni i BE-së e ka lansuar një hetim për gjetjen e autorëve të sulmit.
“Një sulm I tillë është sulm në komunitetin ndërkombëtar”, thuhet në deklaratën me shkrim të EULEX-it, dhe konkludohet se porta 31, pas një kohe të shkurtër është hapur, ndërsa bashkësia ndërkombëtare, përfshirë KFOR-in dhe EULEX-in, nuk do të zmbrapsen nga sulmet e këtilla qyqare.