E Shtunë, 31 Tetor 2026

Podgoricë, 26 persona nën akuzën për trafikim droge

Autoritetet në Mal të Zi i kanë akuzuar 26 persona për trafikim të lëndëve narkotike, hap ky që shihet si pjesë e përpjekjeve për ndaljen e krimit të organizuar, derisa ky vend po lëviz më afër anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Zyra e Prokurorit Suprem tha se të akuzuarit ishin pjesë e një unaze ndërkombëtare të kontrabandimit të drogës, që poashtu operonte në Shqipëri, Bosnjë, Kroaci dhe Serbi.

Në kumtesën e publikuar sot, thuhet se akuzat kundër shtetasve të Malit të Zi, ishin rezultat i bashkëpunimit rajonal, me ç`rast autoritetet, poashtu, kanë konfiskuar 250 kilogram marihuanë dhe “sasi të madhe të armatimit”.

Vendet e Ballkanit që synojnë integrimin në Bashkimin Evropian, i kanë shtuar përpjekjet për ndaljen e krimit të organizuar, që ka lulëzuar gjatë luftërave të viteve të 90-të.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›