Kina, Rusia, India, shuma të majme për fondin antikrizë të FMN-së

Kina deklaroi mbrëmë se do të kontribuojë me 43 miliardë dollarë në Fondin Monetar Ndërkombëtar për parandalimin e krizave ekonomike.
Nga ana tjetër Rusia dhe India kanë premtuar nga 10 miliardë dollarë.
Këto premtime u bënë në kuadër të samitit G20 në Meksikë.
Me rastin e shpalljes së kontributit rus, presidenti Putin e ka kritikuar përgjigjen ndaj krizës në Eurozonë, duke thënë se ajo ka arritur në një situatë që të nxitet likuiditeti e jo të kërkohet “zgjidhje sistematike”.
Ndërkaq FMN shpalli dje se i janë premtuar 456 miliardë dollarë, packa se kishte kërkuar 430 miliardë dollarë.