Greqi, vijojnë bisedimet për koalicionin qeverisës

Partia konservatore, Demokracia e Re, që ka fituar më shumë vota në zgjedhjet e së djelës kanë vijuar për të dytën ditë me radhë bisedimet me socialistët e PASOK-ut dhe partinë e Majta Demokratike, për formimin e koalicionit.
Nesër është dita e fundit për arritjen e marrëveshjes. Lideri i PASOK-ut, Evangelos Venizelos është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshje për krijimin e qeverisë së re.
“Jam optimist pas takimit tim me liderin e së Majtës Demokratike, Fotis Kouvelis. Në një masë të madhe, ne kemi opinione të përbashkëta dhe ajo që është shumë e rëndësishme tani, është se ne e kemi përshpejtuar procesin, pasi duhet të dërgojmë mesazh jashtë Greqisë, për stabilitet dhe kredibilitet, ndërsa brenda në vend duhet të dërgojmë mesazh te populli grek për siguri dhe prosperitet. Konsideroj se grekët duhet të buzëqeshin përsëri” shtoi ai.
Demokracia e Re ka premtuar se do ta respektoj marrëveshjen për kredi që Greqia ka nënshkruar me kreditorët ndërkombëtarë.