E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wisner: Përfundimi i mbikëqyrjes, jo i rastësishëm

Ndërmjetësi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në negociata për statusin e Kosovës ambasadori Frank Wisner vlerësoi se Kosova ka bërë progres të madh në katër vjet e gjysmë pavarësi dhe, sipas tij, fundi i mbikëqyrjes së pavarësisë nuk po vjen rastësisht.
Ambasadori Wisner thotë se Kosova tani duhet të orientohet drejt të ardhmes dhe të krijohet një vend me stabilitet politik dhe ekonomik, pasi kosovarët e meritojnë.
 

“Është një arritje e madhe, por është pjesë e një rrugë të gjatë. Kjo në fakt do të thotë se komuniteti ndërkombëtar është pajtuar më 17 shkurt 2008 se Kosova do të evoluonte si shtet i pavarur nën planin e Ahtisarit, por që komuniteti ndërkombëtar do të vëzhgonte gjërat, për tu siguruar se si shkojnë ato. Dhe, sinqerisht thënë, ato kanë shkuar shumë mirë. Kosova njihet nga rreth 100 shtete, Kosova ka mbajtur gjendjen e paqes në rajon, përveç disa incidenteve të Mitrovicë. por, frika dhe spekulimet se do të ketë mijëra e mijëra refugjatë asnjëherë nuk u materializuan”, tha Wisner transmeton express.
 

Wisner ka ripërsëritur mbeshtetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës dhe ka kërkuar nga institucionet e vendit që të ndërtojnë një ekonomi të fuqishme.
 

“Derisa ju investoni në agrikulturë, përmirësoni rrugët, ngritni kapacitetet energjetike, hapeni ndaj tregtisë së lirë dhe bëni hapa që një ditë, dashtë Zoti të jeni anëtarë të Bashkimit Evropian, atëherë mund të arrini të ardhmen që populli juaj e dëshiron. por, për këtë duhet shumë punë, disiplinë, respekt për sundimin e ligjit, rend, qetësi dhe luftë kundër krimit të organizuar`` tha Wisner.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›