Zëvendësohen bashkombasit, ikën Drews vjen Halbauer

Në Prishtinë është mbajtur ceremonia e dorëzim-pranimit të komandës së KFOR-it. Gjenerali gjerman, Folker Halbauer ka marrë komandën e forcës paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë.
Me rastin e dorëzim-pranimit të komandës së KFOR-it, gjenerali i deritashëm, Erhard Drews ka shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin që ka pasur me institucionet e Kosovës. Ai tha se Kosova ka shënuar progres të konsiderueshëm gjatë këtyre 13 vjetëve.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga tha se ky ndërrim komande po bëhet në kohën më domethënëse të Kosovës, me rastin e përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës.
Me rastin e ndërrimit të komandës, gjenerali Erhard Drews, është dekoruara me medaljen më të lartën të NATO-s dhe me medaljen ushtarake për kontribut të veçantë nga presidentja Jahjaga.