E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX do nisë punën edhe në veri

Prishtinë (bbc/start)-Misioni Civil evropian EULEX do të shtrihet edhe në veri, në qytetin e Mitrovicës. Zëdhënësja e EULEX it, Karin Limdal, ka deklaruar se misioni i BE-së që në ditën e parë do të ketë prani edhe në veriun e Kosovës. Ajo tha për BBC-në se fillimisht misioni në veri do të kishte një numër më të vogël të pjesëtarëve të tij, të vendosur në gjashtë stacione policore dhe në Gjykatën në veri.

Limdal tha se shpreson në përkrahjen e qytetarëve të Kosovës, pas periudhës së gjatë të paqartësisë rreth misionit.

Sekretari shtetëror në Ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviç, i ka deklaruar gazetës "Politika" të Beogradit se pjesëtarët e EULEX it në veri të Kosovës nuk do të vendosen më 9 dhjetor ashtu siç është paralajmëruar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›