Fread: EULEX të vendoset në të gjithë Kosovën
Bruksel -Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Fried deklaroi se aleatët e NATO-s, vlerësojnë se EULEX-i, duhet të vendoset në të gjithë Kosovën. I pyetur se a do të ketë vështirësi në vendosjen e EULEX-it, duke pasur parasysh se vendosja e këtij mision është vonuar dhe se ka pasur protesta kundër tij, Fried tha se EULEX-i "duhet të vendoset shumë shpejtë dhe jam i bindur se kështu do të jetë".
Edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer u shpreh se Aleanca dëshiron që EULEX-i të vendoset në gjithë territorin e Kosovës.
“Pozicioni i NATO-s është i qartë. Ne dëshirojmë të shohim EULEX-in, misionin e Bashkimit Evropian, të vendoset në gjithë territorin e Kosovës, përfshirë edhe veriun dhe aleatët e mirëpritën deklaratën e Bashkimit Evropian se kjo do të filloj së shpejti”-tha sekretari Scheffer për gazetarët në Bruksel.
Ministrat e jashtëm të NATO-s të mërkurën, pas takimit të tyre dyditor, kanë kërkuar dislokimin e shpejtë të misionit EULEX në tërë territorin e Kosovës. Në një takim të mbajtur në Bruksel, ata kanë kërkuar nga Serbia dhe pushteti në Kosovë që “në plotësi të bashkëpunojnë me të gjithë aktorët gjatë dhe pas bartjes së kompetencave.