E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndeshjet e Kupës japin disa rerzultate surprizë

Tiranë (Start) - Ndeshjet e mbrëmshme të Kupës Uefa dhanë disa rezultate srprizë, ku mund të veçohet humbja e thellë e Sampdorias në transfertën e Lieshit me rezultatin 0-3. Ndeshja më e rëndësishme në grupin A, Mançester Siti-Paris SG, është mbyllur me rrjeta të paprekura.

Gallatasaraj mori një fitore të rëndësishme në Gjermani me Hertën e Berlinit me rezultatin 1-0 për grupin B. Në grupin C, Sevilja shkatërroi Partizanin e Beogradit 3-0.

Në grupin D, Udineze mposhti në “Friuli” kroatët e Dinamos 2-1, ndërsa Spartaku i Moskës pëson një humbje 1-2 me NEC brenda në Moskë.

Më poshtë do të paraqesim të gjitha rezultatet e katër grupeve të para, të cilat u luajtën mbrëmë. Ndeshjet e tjera do të luhen sot, duke filluar nga pasditja.

Grupi A

FC Twente Enschede 2 - 1 Schalke
Manchester C. 0 - 0 Paris S.G.

Grupi B

Hertha BSC 0 - 1 Galatasaray
Metalist Kharkiv 1 - 0 Olympiakos Piraeus

Grupi C

Sevilla 3 - 0 Partizan Belgrade
Standard Liege 3 - 0 Sampdoria

Grupi D

Spartak Moscow 1 - 2 NEC Nijmegen
Udinese 2 - 1 Dinamo Zagreb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›