E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, viktima e parë nga gripi i derrit?

Ai është sjellë në Klinikën Infektive me 12 nëntor, kurse me 13 nëntor është konstatuar se ai është me virusin A H1N1 dhe me 14 nëntor (sot) i njëjti ka vdekur. Shenjat e para të gripit i ndjeri i ka vërejtur që me 25 tetor të këtij viti.

Vdekja e tij është konfirmuar në një konferencë të jashtëzakonshme të mbajtur nga zyrtarët e MSH-së, IKSHP dhe mjekët e Klinikës Infektive.  Në këtë klinikë gjithsej janë 19 pacientë, 8 prej tyre janë me gripin e derrit, derisa 11 raste të tjerë janë të dyshimta.

Në mesin e këtyre 8 rasteve pozitive, është edhe një nënë me dy fëmijët e saj. Numri i të infektuarve deri më tash me këtë virus ka arritur në 32 veta ndërkohë që janë në pritje edhe rezultatet e 15 mostrave të dyshimta. Zyrtarët e shëndetësisë bëjnë thirrje që të mos ketë panik sepse situata është nën kontroll dhe ka doza të mjaftueshme të Tamifulsë, kurse vaksinat pritet të vijnë në dhjetor. (GE/start)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›