Kosovë, KQZ: Asnjë qendër votimi e hapur në veri
PRISHTINE- Komisioni Qendror Zgjedhor bëri të ditur se pothuaj të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë në të gjithë Kosovën.
Kryetarja e këtij Komisioni, Nesrin Lushta, ka njoftuar se qendrat e votimit nuk janë hapur në veri të Kosovës.
“Ne kemi planifikuar paraprakisht se nëse ndodh një situatë e tillë, që aty të hapen vendvotimet alternative ose të dërgohen ekipet mobile”, tha Lushta, në një takim me gazetarët.
Në zgjedhjet e sotme, votuesit do të përcaktohen për kryetarë të 36 komunave dhe përbërjen e re të këtyre komunave.
Mbi 1. 5 milionë kosovarë janë thirur sot për të votuar në të para zgjedhje të zhvilluara pas shpalljes së pavarësisë.
Qendrat e votimit do të mbyllen në orën 19.00, ndërsa gjatë orëve të mbrëmjes do të priten dhe rezultatet e para.
Zgejdhjet po monitorohen nga vezhgues vendore dhe ndërkombëtarë.
(s.g/BalkanWeb)