Kosovë, mbi 5 mijë policë të angazhuar për zgjedhjet
Forcat e rendit do të sigurojnë të gjitha depot, të gjitha vendet ku do të jetë materiali sensitiv, do të sigurohen nga policia.
“Nuk do të lejohet lëvizje e materialeve dhe fletëvotimeve pa prezencën e policisë. Po ashtu, po ofrojmë siguri për të gjithë ata që dëshirojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre për votë”, ka deklaruar dje Granit Fetahu, drejtor i policisë për planifikim dhe zhvillim pranë departamentit të rendit publik.
Forcat paqeruajtëse të KFOR-it thonë se nuk kanë plane të veçanta operative për ditën e zgjedhjeve. “
Policia e Kosovës lidhur me ditën e zgjedhjeve komunale, e cila do të mbahet nesër më 15 nëntor 2009 në Republikën e Kosovës ka hartuar planin e saj operacional ‘Zgjedhjet 2009’. Në kuadër të këtij plani ka paraparë që të jenë të angazhuar diku mbi 5.000 zyrtarë policorë të Kosovës, të cilët janë të caktuar në mbulimin e tërë territorit të Kosovës”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.