EULEX-i bën thirrje për përmbajtje në veri

Zyrtarët e EULEX-it, pas incidentit në afërsi të vendkalimit kufitar në Jarinë, iu kanë bërë thirrje qytetarëve që të përmbahen nga dhuna.
Zëdhënësi i EULEX-it, Nik Hauton tha për mediat kosovare se se ka pasur një incident serioz në portën 1 në Jarinë dhe disa persona janë lënduar.
"EULEX-i ka disa pjesëtarë në këtë portë, por ata nuk kanë qenë të përfshirë në këtë incident” deklaroi Hauton, ndërsa theksoi se dhuna nuk është rruga që duhet ndjekur.
ndër të tjera zëdhënësi i EULEX tha se është e rëndësishme që njerëzit të ruajnë qetësinë, të tregojnë përmbajtje dhe të veprojnë me përgjegjësi dhe është gjithashtu e rëndësishme që njerëzit ta respektojnë sundimin e ligjit.