Rishfaqet Gaddafi: Shumë shpejt gjithçka do të mbarojë

"Thonë se gadafi ndodhet në Venezuelë, pastaj në Nigeri,por këto ende nuk e dinë se unë jam në mes të popullit tim". Me këto fjalë koloneli libian Muamar Gaddafi, është bërë i gjallë duke hedhur poshtë çdo hipotezë për vdekjen apo largimin e tij.
Mesazhi zanor i transmetuar në radion Ban Valid, është shpërndarë në të gjithë Libinë, ndërsa Gaddafi rikonfirmonte vendosjen e tij.
" Çdo martir libian, ka vdekur për ti thënë jo kolonializimit të francezve dhe britanikëve që duan naftë. Ndërsa ne jemi ende në kërkim të martirit. Këto fjalë të kolonelit vijnë në një moment të vështirë për besnikët e tij, të cilët po pësojnë goditje të rënda nga rebelët. Unë jam në çdo moment në kontakt me komandatët në zonat e pushtuara, por shumë shpejt gjithçka do të mbarojë" ka dekalruar Gaddafi.
Lufitme të ashpra kanë shqoëruar këto ditë bastionet e fundit të ish udhëheqësit libian. Rebelët arritët të hynin në qyetin e Sirte, një ditë më parë, pas shumë përpjekesh, por duke u ndalur në lindje të tij. Mercenarët e Gaddafit kanë përdorur gjithmonë një artilieri të rëndë për të zbrapsur rebelët. Pikërisht furnzimi me armë i tyre dhe i terrostëve, ka vënë në alarm OKB.
Nënsekretari gjeneral i Kombeve të Bashkuara për çështje politike i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të vendos kontrollin mbi rezervat e armëve në Libi para se ato të bien në duart e terroristëve.
B. Lin Peskoull i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se lideri në arrati, Muamer Gadafi, ka lënë prapa depo të mëdha të armëve, në të cilat vlerësohet se gjenden edhe raketa tokë-ajër dhe armë bërthamore.
"Përhapja e këtyre armëve dhe rreziku që ato të bien në duart e terroristëve janë çështje shumë shqetësuese", tha ai.
Kreu ekzekutiv i Këshillit Kombëtar Tranzicional, Mahmud Xhibril, i tha këshillit se, derisa nuk kapet Gadafi, ai do të vazhdojë të mbetet një kërcënim siç janë terroristët e Al Kaidas, për shkak të ndikimit që presdienti i dëbuar ka ende mbi disa zona në Libi.