E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papandreu në Berlin: Plani i masave, i dhimbshëm

"Greqia po e kthen krizën e borxheve një oportunitet". Kështu deklaroi kryeministri grek Jorgos Papandreu gjatë një fjalimi, para takimit me Kancelaren gjermane Angela Merkel.

Papandreu tha se Greqia ka ndërmarrë një sërë masash drastike, të cilat ai i quajti "të dhimbshme" për çdo grek. Këta të fundit tha Papandreu, e duan një Greqi tjetër, e duan ndryshimin, madje ata i shprehin mirënjohje BE për mbështetjen e saj.

Kryeminitri tha se Greqia mori vitin e kaluar këstin më të madh të akorduar nga BE-FMN, për të kaluar krizën, ndërsa tani po bën të gjitha përpjekjet për të bindur trojkën të marrë këstin e radhës prej 8 miliardë eurosh të rëndësishme për shpëtimin e Greqisë.

Duke folur për Greqinë e rrënuar ekonomikisht kreu i qeverisë greke referua edhe Europës pas Luftës së Dytë Botërore, për mënyrën se si u rimëkëmb ajo nga lufta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›