E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, shpërthimi, mbërrin grupi i emergjencës nga Tirana

Pas përpjekjeve të dështuara të grupeve të shpëtimit të Bulzizës për nxjerrjen e trupit të minatorit ka mbërritur grupi i Avari-Shpëtimit i nisur nga Tirana . Do të jetë ky mobilizim i cili do të mund të nxjerrë trupin e viktimës , i cili gjeti vdekjen mbasditen e sotme në galerinë 66 të minierës së Bulqizës pas shembjes së një pjese të kësaj galerie. Fetah Shehu 56 vjeç, ka gjetur vdekjen pas shembjes të një masivi dheu brenda galerisë. Mësohet se 56-vjeçari ishte duke nxjerrë krom në këtë pjesë të minierës e cila ishte e braktisur në momentin ku një masiv dheu është shembur duke e zënë atë sipër.
Jo larg në kohë, një shpërthim i ngjashëm u shënua në këtë minierë , ku një minator vdiq dhe 8 të tjerë u plagosën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›