“Qytetaria korçare”, kundër planit për qendrën
Shqetësimet e qytetarëve korçarë do të denoncohen edhe nga intelektualët, të cilët janë mbledhur për herë të parë në grupim në mbrojtje të interesave të qytetit të tyre. "Qytetaria korçare"eshte inisiativë e para e këtij lloji, e cila kundërshton projektin e ndërtimit të qendrës së qytetit, i cili ka nisur të zbatohet, ndërsa pjesë e tij është dhe ndërtimi i një zone pedonale në bulevardin "Shën Gjergji", e cila është kundërshtuar nga bizneset e kësaj rruge.
Një ndër shqetësimet kyresore të diskutuar në këtë tyrezë është ndotja e nivelit të ajrit, në një kohë kur kjo ka ndikuar në cilësinë e jetës së korçarëve, teksa janë shtuar së tepërmi të sëmurët e repartit respirator deri dhe vdekjet që lidhen pikërisht me ndotjen e ajrit.
Nga ana tjetër për herë të parë Mitropolia e Korçës, me anë të përfaqësuesit të saj në këtë takim, ka dalë kundër projektit për sheshin para Katedrales së qytetit, i cili tashmë është ndarë në dy pjesë, në të cilin u përfshi edhe zhvendsoja e monumentit të "Luftëtarit Kombëtar", nga vendi i tij për ti dhënë mundësinë zbatimit të këtij projektit.
Intelektualët korçarë janë të vendosur të bindin Bashkinë për të mos zbatuar projektin e qendrës, ndërsa do të lobojnë me të gjitha grupet e interesit për të arritur kete mirëkuptim.